E diplomuesve tanë janë të punësuar në profesionin e tyre

Kohëzgjatja e studimeve

Kohëzgjatja e studimeve

Kohëzgjatja e studimeve
SHPALLJE KRITERESH 2026-2027
Pas festave, studenti nuk ka nevojë për sprint, por për strukturë dhe qartësi. Kthimi në universitet pas pushimeve festive është një periudhë tranzicioni që shpesh nënvlerësohet. Shumë studentë e përjetojnë janarin si moment ku duhet të “rikuperojnë kohën e humbur”, duke vendosur mbi veten pritshmëri të larta dhe ritme të papërballueshme. Në realitet, kjo qasje […]
Qiriazi Roots Podcast – Episodi i Parë Një bisedë që shkon në rrënjë të dijes dhe ndikimit të saj në shoqëri. Me të ftuar Prof. Asoc. Dr. Enida Bozheku, diskutojmë mbi fuqinë e informacionit dhe edukimit – dy shtylla që formësojnë të ardhmen. 9 Janar 2026 Ora 18:00 Ndiqeni në platformat tona digjitale ——————————————————————— Episodi […]
Të gjesh vendin e duhur për të studiuar do të thotë të gjesh një hapësirë ku rritesh, ku të dëgjojnë, ku udhëhiqesh dhe ku ambicia jote merr trajtë reale. Ndonjëherë mjafton të ndryshosh mjedisin që të të rikthehet motivimi, qartësia dhe besimi tek vetja. Në Kolegjin Universitar Qiriazi, studentët gjejnë një atmosferë që ushqen kuriozitetin, […]
Në Kolegjin Universitar Qiriazi besojmë se studentët rriten më mirë kur gjejnë balancën e duhur: mes studimeve që i formojnë, aktiviteteve që i pasurojnë dhe përgatitjes profesionale që u hap dyert e së ardhmes. Tek ne, çdo student: • zhvillon aftësi akademike në programe të strukturuara dhe bashkëkohore • është pjesë e një komuniteti aktiv, […]
Themeluar në vitin 2006, duke lartësuar emrin dhe veprën e tre ikonave të arsimit kombëtar shqiptar: Motrave Qiriazi dhe Kristo Dakos, të cilët pikërisht në godinën e këtij Institucioni në vitin 1922 çelën Institutin Femëror Kyrias, një “fole kombëtare” e kohës, me kontribute të jashtëzakonshme për arsimin në Shqipëri. Kjo është edhe arsyeja e vetme dhe unike që emblema e këtij Kolegji, sot dhe në të ardhmen do të vazhdojë të jetë historia e ndritur e këtyre tre figurave të shquara dhe të spikatura kombëtare...
Detyra jonë dhe e stafit akademik është të mbështetemi në modelet më të mira universitare bashkëkohore, duke harmonizuar modelet më të mira perëndimore me kërkesat e përditësuara të të rinjëve tanë, me realitetin shqiptar. Synimet tona janë për standarde të larta me objektivin e afërt që, krahas degëve ekzistuese, t’i bashkëngjisin Kolegjit Universitar një kolegj profesional të lartë si njësi tjetër kryesore e tij.
Misioni ynë do të jetë në përputhje me misionin e përgjithshëm të arsimit të lartë në Shqipëri dhe kërkesave të ligjit bazë, cilësisë së mësimdhënies, kërkimit shkencor dhe shërbimeve që u ofrohen studentëve, për të përgatitur specialistë të lartë në fushën e ekonomisë dhe jurisprudencës – “lider të mendimit dhe të veprimit”, për t’u përshtatur me nivelin e kërkesave të kohës. Në Kolegjin Universitar “Qiriazi” në qendër të vëmendjes do të jetë studenti. Në këtë kuadër, vlerat që ofron Kolegji udhëheqin tërë veprimtarinë e tij, duke theksuar si vlera themelore, për sot dhe në të ardhmen, integritetin, cilësinë e stafit akademik, respektin reciprok, përgjegjshmërinë institucionale së bashku me përgjegjësinë shoqërore dhe transparencën në mirëqeverisje.