“Mosha e Artë e një Universiteti”, me autor Dr. Gjovalin Gjeloshi, është libri më i ri i promovuar nga Kolegji Universitar “Qiriazi”.
Libri, i botuar në kuadër të 100-vjetorit të universitetit, përshkruan historinë e lindjes dhe konsolidimit të këtij institucioni arsimor, nga fillesat e tij në vitin 1922 deri në ditët e sotme, i glorifikuar në të njëjtën ndërtesë dhe me të njëjtat vlera historike.
Një libër me titull që të fut në mendime, siç shkruan edhe akademiku Gjovalin Shkurtaj, i cili e përshkruan librin si “një monografi e cila mëton të ndriçojë udhën historike të lavdishme të arsimdashësve dhe të arsimdhënësve Qiriazi dhe Dako”.



