Mirë se erdhët në Kolegjin Universitar “Qiriazi”, një institucion privat, në shtëpinë e dijes së studentëve nga të gjitha anët e Shqipërisë, me një profesorat dhe staf të përkushtuar që punojnë në dobi të edukimit akademik dhe kërkimit shkencor.
Unë gjithashtu besoj se Kolegji Universitar “Qiriazi” mund të bëhet një ndër institucionet private në Shqipëri me një ndikim potencial në jetën e vendit tonë, të studentëve dhe të familjeve të tyre. Si Rektor, përparësia ime është të shpie përpara interesat e Kolegjit Universitar “Qiriazi” dhe ta bëj atë një institucion të rëndësishëm dhe udhëheqës të arsimit të lartë në Shqipëri.
Në ndjekje të këtij qëllimi, unë shpresoj të punoj me të gjithë ata që ndajnë të njëjtin synim: studentët dhe profesoratin e Kolegjit Universitar “Qiriazi”; kompanitë dhe udhëheqësit e biznesit që punësojnë të diplomuarit tanë dhe ndihmojnë të sjellim risitë tona në treg; institucionet publike dhe agjencitë, partneriteti i të cilave na ndihmon të udhëheqim rrugën në sigurimin e një arsimi cilësor; dhe miqtë tanë, mbështetja dhe bujaria e të cilëve kontribuon në zhvillimin e institucionit tonë.
