Kolegji Profesional i Lartë

Kolegji Profesional i Lartë

Kolegji Profesional i Lartë “Qiriazi” (KPL) është njësi kryesore e Kolegjit Universitar “Qiriazi” që vepron në fushën e arsimit të orientuar profesional dhe përgatit profesionistë me aftësi praktike.

 

Ai përbëhet nga dy departamente:

 

Departamenti i Teknologjisë së Informacionit

Departamenti i Teknologjisë Ushqimore dhe Turizmit

 

Departamentet e KPL janë njësi të zhvillimit të mësimdhënies dhe trajnimit, të cilat përfshijnë fusha të përafërta dhe grupojnë disiplinat mësimore trajnuese përkatëse. Ato janë përgjegjëse për programet e studimit që ofrojnë dhe:

  • Nxisin, programojnë, bashkërendojnë, zhvillojnë, organizojnë dhe administrojnë veprimtaritë e mësimdhënies dhe ato të trajnimit.
  • Përfshijnë të paktën pesë anëtarë të punësuar me kohë të plotë si personel mësimdhënës, nga të cilët një ose dy me gradë shkencore ose titull akademik.
  • Kur ofrojnë programe dyvjeçare me 120 kredite ECTS, kanë të paktën dy pedagogë me gradë shkencore ose titull akademik për çdo departament.
  • Mund të kenë edhe personel ndihmës mësimdhënës.

 

Departamentet e KPL janë njësi mësimore-kërkimore bazë që përfshijnë fusha kërkimi homogjene dhe grupojnë modulet/lëndët mësimore përkatëse. Ato:

  1. Nxisin, bashkërendojnë dhe administrojnë veprimtarinë mësimore, kërkimore dhe shërbimet ndaj të tretëve, duke respektuar liritë akademike të personelit.
  2. Gëzojnë liri të plotë, por edhe përgjegjësi për shfrytëzimin e burimeve materiale dhe financiare në dispozicion.
  3. Organizohen në grupe mësimore. Grupi mund të jetë edhe vetëm kërkimor. Titullarët e grupeve duhet të kenë, së paku, gradën shkencore “Doktor” dhe emërohen me përzgjedhje, të drejtuar nga një komision Ad hoc. Procedurat e ngritjes së komisionit Ad hoc dhe të konkurrimit përcaktohen në Statutin e Kolegjit Universitar “Qiriazi”.

 

Në KPL “Qiriazi” përgatisim profesionistë me aftësi praktike në fushën e Teknologjisë së Informacionit, Teknologjisë Ushqimore dhe Hoteleri-Turizmit. Studimet në KPL “Qiriazi” synojnë përgatitjen e studentëve me aftësi profesionale nëpërmjet integrimit të mësimit me veprimtarinë praktike. KPL “Qiriazi” ofron programe studimi me karakter profesional. Programi i studimit me karakter profesional ofrohet pas arsimit të mesëm.

 

Programet e Studimit:

 

Teknologji Informacioni dhe Komunikimi, me profile:

  • Teknologji Informacioni dhe Komunikimi
  • Elektronikë
  • Web Design

Teknologji Ushqimore, me profile:

  • Teknologji e Produkteve Shtazore
  • Teknologjia e Pijeve
  • Teknologjia e Produkteve me Origjinë Bimore

Hoteleri-Turizëm

Kujdes Social dhe Shëndetësor

Asistent Ligjor dhe Administrativ

 

Struktura dhe Vlerësimi

Programet janë të akredituara, të organizuara në lëndë/module dhe të vlerësuara me kredite sipas sistemit ECTS (60 kredite në vit për studentët me kohë të plotë).

Programet hartohen dhe miratohen nga departamentet, diskutohen në drejtori dhe miratohen nga Senati Akademik i Kolegjit.

KPL shpall publikisht programet e akredituara para fillimit të pranimeve.

 

Programet përmbajnë:

  1. Të dhëna të përgjithshme për programin, formën, objektivat, planin mësimor dhe kreditet e detyrueshme.
  2. Klasifikimin e programit sipas kuadrit shtetëror të kualifikimeve dhe kushtet e pranimit.
  3. Metodat e vlerësimit të studentëve dhe kushtet për përparim në program.
  4. Kushtet për transferime ndërmjet programeve dhe kushtet për përfundimin e pjesshëm të programit, nëse ai e parashikon këtë gjë.

 

Rregullore Kolegji Profesional i Lartë

Rrgullore Departamenti Teknolog jisë Ushqimore dhe Turizmit

Rregullore Departamenti i Teknologjisë Informacionit

Apliko Tani