Departamenti i Edukimit Fizik dhe Sporteve (DEFS) është njësia mësimore-kërkimore bazë, që përfshin fusha kërkimi homogjene dhe grupon modulet mësimore respektive.
DEFS është njësi që:
-
Nxit, bashkërendon dhe administron veprimtarinë e mësimdhënies, veprimtarinë kërkimore dhe ato të shërbimeve ndaj të tretëve, duke respektuar liritë akademike të personelit akademik.
-
Gëzon liri të plotë dhe, krahas kësaj, ka përgjegjësi për të shfrytëzuar burimet materiale dhe financiare në dispozicion të saj.
DEFS u ofron studentëve programe studimi në fushën e edukimit fizik dhe sporteve, duke synuar arsimimin profesional dhe kualifikimin shkencor të tyre në këto fusha.
Zhvillimi i programeve të reja të studimit bëhet në përshtatje me nevojat e shoqërisë, kushtet ekzistuese dhe perspektivat e zhvillimit të vendit. Programet e studimit universitar organizohen në dy nivele të njëpasnjëshme: në Ciklin e Parë dhe në Ciklin e Dytë të studimit.
Diplomimi në të dy nivelet e studimeve universitare siguron formimin e specialistëve të aftë për të kontribuar në zgjidhjen e problemeve praktike dhe teorike në fushën e edukimit fizik dhe sporteve.
DEFS synon të sigurojë një nivel njohurish të krahasueshëm me atë të diplomave që lëshojnë strukturat analoge universitare jashtë vendit, duke ndjekur standardet bashkëkohore akademike dhe profesionale.
