Shqip
Shqip

Kabineti i Informatikës

Kabineti i Informatikës në Kolegjin Universitar “Qiriazi” është një hapësirë e dedikuar për zhvillimin e aftësive digjitale të studentëve dhe për mbështetjen e proceseve akademike nëpërmjet teknologjisë bashkëkohore.

Ky kabinet administrohet nga një specialist i Teknologjisë së Informacionit (Administrator IT), i punësuar me kohë të pjesshme, i cili ka në ngarkim mirëfunksionimin teknik dhe përditësimin e infrastrukturës digjitale.

Detyrat kryesore të Administratorit IT përfshijnë:

  • Informatizimin e veprimtarisë institucionale, duke siguruar ruajtjen e sigurt të të dhënave në serverë të dedikuar dhe duke shmangur humbjet apo dëmtimet e informacionit nga përdorimi i pakujdesshëm i kompjuterëve lokalë.

  • Sigurimin e aksesit në internet për çdo student, me qëllim mbështetjen e studimeve, kërkimeve shkencore dhe punës akademike.

  • Krijimin e kushteve teknologjike për zhvillimin e leksioneve, seminareve dhe provimeve në mënyrë bashkëkohore dhe ndërvepruese.

Kabineti i Informatikës shërben jo vetëm si një mjet teknik, por edhe si një platformë funksionale për nxitjen e inovacionit, mësimdhënien digjitale dhe përgatitjen e studentëve për tregun e punës. 

Apliko Tani