Komisionet e përhershme” janë organe kolegjiale, që kryejnë funksione në fushat e përcaktuara në statut, që lidhen kryesisht me kualifikimin shkencor dhe promovimin akademik, garantimin e standardeve të cilësisë së institucionit dhe programeve të studimit, me mbarëvajtjen e veprimtarisë së tij dhe marrëdhëniet me studentët, në përputhje me misionin dhe politikat e institucionit.
Komisionet e përhershme janë organe kolegjiale që ngrihen në nivel institucional dhe në nivel të njësive kryesore. Ato përbëhen prej pesë anëtarësh.
Komisionet e përhershme në Kolegji Universitarn “Qiriazi” që krijohen në nivel institucional janë:
- Komisioni i Përhershëm për garantimin e standardeve të cilësisë së institucionit dhe të programeve të studimeve;
- Komisioni i Përhershëm për marrëdhëniet me studentët.
Anëtarët e Komisioneve të Përhershme vetëkandidohen dhe zgjidhen nga Asambleja e Personelit Akademik të njësisë kryesore, me të drejtë rizgjedhjeje.
Funksionet dhe organizimi i Komisione të Përhershme përcaktohen në rregulloret e Kolegji Universitart “Qiriazi”.
Komisione të tjera të përhershme në nivel institucioni apo njësie kryesore, mund të ngrihen me vendim të senatit akademik dhe kryejnë funksione sipas përcaktimeve në aktin e ngritjes dhe rregulloret e funksionimit të tyre.
Këshilli i Etikës
Pranë Kolegji Universitart “Qiriazi” ngrihet Këshilli i Etikës, i cili promovon ose shqyrton çështje që lidhen me etikën në veprimtarinë e procesit mësimor dhe atij kërkimor, si edhe në veprimtaritë e tjera institucionale. Ai i raporton drejtpërdrejt rektorit.
Këshilli i Etikës përbëhet nga tre anëtarë, të cilët propozohen nga rektori dhe miratohen nga Senati Akademik. Njëri prej tyre emërohet kryetar i Këshillit të Etikës. Anëtarët e këtij Këshilli kanë mandat dyvjeçar, me të drejtë ripërzgjedhje nga Senati Akademik.
Anëtarët e Këshillit të Etikës janë përfaqësues nga stafi akademik, studentë dhe nga organe drejtuese të institucionit.
Këshilli i Etikës shqyrton dhe merr vendime mbi çështje që parashtrohen nga personeli akademik, administrativ si dhe nga studentët e Kolegji Universitart “Qiriazi” dhe që lidhen me etikën e personelit akademik, personelit administrativ e të studentëve.
Të drejtat, detyrat, organizimi dhe funksionimi i këtij këshilli përcaktohen në Rregulloren e Këshillit të Etikës, e cila miratohet nga Senati Akademik.