Senati Akademik

Senati Akademik

Senati akademik është organi kolegjial më i lartë drejtues akademik i Kolegji Universitar “Qiriazi”, përgjegjës për përmbushjen e misionit të tij. Ai përbëhet nga 9 (nëntë) anëtarë. Sekretari i Senatit akademik nuk është anëtar i tij. Ai përzgjidhet prej rektorit nga stafi i punësuar me kohë të plotë.

Me përjashtim të një anëtari që përfaqëson studentët e Kolegji Universitart “Qiriazi”, anëtarët e tjerë të Senatit Akademik, zgjidhen drejtpërdrejtë nga Asambletë e Personelit akademik me kohë të plotë të njësive kryesore, në përputhje me Ligjin Nr. 80/2015 dhe sipas procedurave të përcaktuara në Rregulloren e Zgjedhjeve të Kolegji Universitart “Qiriazi”.

Anëtarë të Senatit i përkasin kategorisë “Profesor”, ose kanë gradën “Doktor” (“PhD”), të fituar pranë universiteteve të vendeve anëtare të OECD-se ose BE-së. Në mungesë të autoriteteve drejtuese me këtë titull dhe, për efekt të përfaqësimit, kategoria e tyre mund të zbresë në gradën “Doktor”. Një anëtar i Senatit Akademik përfaqëson studentët e Kolegji Universitart “Qiriazi”.

Senati kryesohet nga rektori dhe mblidhet në seanca të zakonshme, si rregull, një herë në tre muaj. Senati akademik mund të mblidhet në seanca jo të radhës me thirrjen e rektorit, sa herë paraqitet e nevojshme një gjë e tillë.

Mandati i anëtarit të Senatit është katër vjet, me të drejtë rizgjedhjeje.

Mbledhjet e Senatit Akademik, si rregull, zhvillohen me prezencën e 2/3 të anëtarëve dhe vendimet merren me votimin me shumicë të thjeshtë të pjesëmarrësve në mbledhje. Statuti i institucionit dhe ndryshimet e tij miratohen me 2/3 e votave të anëtarëve të Senatit Akademik.

 

Senati Akademik ka këto funksione kryesore:

  1. Garanton autonominë e institucionit, lirinë akademike, si dhe të drejtat e studentëve;
  2. I propozon asamblesë së ortakëve të shoqërisë themeluese planin strategjik të zhvillimit të institucionit dhe miraton programin vjetor të veprimtarive të tij;
  3. Miraton statutin e institucionit, pasi të jetë marrë miratimi paraprak i Bordit të Administrimit. E dërgon statutin në ministrinë përgjegjëse për arsimin, për miratim përfundimtar;
  4. Harton strukturën e përgjithshme të institucionit, sipas kërkesave të Ligjit Nr. 80/2015 dhe e miraton atë, pasi të jetë konsultuar edhe me Administratorin e institucionit dhe i propozon Bordit të Administrimit numrin e personelit të Kolegji Universitart “Qiriazi” në të gjitha nivelet dhe strukturat;
  5. Miraton rregulloret e Kolegji Universitart “Qiriazi”, rregulloret e njësive përbërëse të tij, rregulloret e programeve të studimit dhe akte të tjera që janë kompetencë e Senatit Akademik;
  6. Miraton programet e reja të studimit, të kërkimit shkencor, ndryshimet në këto programe si edhe mbylljen e tyre, sipas kërkesave të Ligjit Nr. 80/2015;
  7. Propozon mbylljen dhe riorganizimin e Kolegji Universitart “Qiriazi” si dhe bashkimin me një institucion tjetër të arsimit të lartë, pasi është marrë mendimi i asamblesë së ortakëve të shoqërisë themeluese;
  8. Miraton hapjen, riorganizimin ose mbylljen e njësive të Kolegji Universitart “Qiriazi” , sipas kërkesave të Ligjit Nr. 80/2015, duke marrë vlerësimin paraprak të asamblesë së ortakëve të shoqërisë themeluese;
  9. Miraton ndryshimin e emrit ose stemës së institucionit. Institucioni njofton ministrinë përgjegjëse për arsimin për këto ndryshime;
  10. Miraton planin vjetor të veprimtarive akademike dhe kërkimore-shkencore;
  11. Miraton raportin e detajuar vjetor të veprimtarisë së institucionit, të hartuar nga rektorati, dhe ia përcjellë ministrisë përgjegjëse për arsimin;
  12. Vlerëson dhe garanton sigurimin e brendshëm të cilësisë në Kolegji Universitarn “Qiriazi”. Anëtarët e kësaj njësie miratohen nga Senati Akademik, me propozimin e rektorit;
  13. Miraton kuotat dhe kriteret e pranimit për programet e studimeve në Kolegji Universitarn “Qiriazi”;
  14. Në fund të çdo viti akademik organizon një mbledhje të përbashkët të Senatit Akademik me Bordin e Administrimit, ku diskutohet për veprimtarinë e mësimdhënies, kërkimit shkencor dhe atë financiare.