Shqip
Shqip

Financë

Qëllimi dhe aftësitë që fitohen në përfundim të programit të studimit

Qëllimi i programit Bachelor në Financë është që studentët të fitojnë aftësi profesionale dhe udhëheqëse, të cilat do t’u shërbejnë atyre personalisht, bizneseve dhe komunitetit ku do të operojnë.


I gjithë procesi akademik udhëhiqet dhe synon që studentët, në përfundim të ciklit të studimit:

  • Të kenë njohuritë e nevojshme bazë në fushën e financës, kontabilitetit, menaxhimit dhe ekonomisë, me qëllim formimin e specialistëve të aftë për të punuar në këto fusha, si specialistë finance dhe kontabiliteti në njësi të vogla e të mesme, në sektorin privat dhe në institucione publike.

  • Të kenë njohuri mbi perspektivat sipërmarrëse, duke qenë të aftë të identifikojnë, vlerësojnë dhe zhvillojnë mundësi të reja biznesi.

  • Të kenë një bazë të qëndrueshme njohurish në fushën e financës, kontabilitetit, menaxhimit dhe ekonomisë, duke demonstruar profesionalizëm në praktikë dhe në studimet e mëtejshme të avancuara.

  • Të demonstrojnë komunikim profesional dhe efektiv, si dhe aftësi bashkëpunuese e udhëheqëse në përmbushjen e objektivave të grupit ku do të angazhohen.

Figura profesionale bazë që formohet nëpërmjet këtij programi është specialisti i financës dhe kontabilitetit.

 

Kriteret e pranimit dhe forma e studimit

Kategoria Përshkrimi
Kriteret e pranimit Sipas kritereve të meritës për Maturën Shtetërore dhe VKM mbi notën mesatare.
Forma e studimit Me kohë të plotë
Kohëzgjatja zyrtare e studimeve 3 vite, 6 semestra, 180 kredite (ECTS)

 

Mundësitë e punësimit

  • Të diplomuarit në këtë program mund të punësohen në:
  • Institucione publike ose private.
  • Kompani publike ose private.
  • Organizata jofitimprurëse.
  • Organizata joqeveritare vendase dhe të huaja.
  • Institucione financiare dhe banka vendase apo të huaja, të nivelit qendror ose të dytë.
  • Zyra kontabiliteti.
  • Biznese të tjera, si specialistë të fushës përkatëse të studimit.
  • Shërbime konsulence dhe ekspertize në fushën e financës dhe kontabilitetit.

 

Mundësitë për studime të mëtejshme

Sistemi i njohurive që ofrohet nga ky program dhe aftësitë që fitojnë studentët nëpërmjet tij, u mundësojnë atyre edhe ndjekjen e një karriere kërkimore apo akademike, nëpërmjet vazhdimit të studimeve të ciklit të dytë, Master i Shkencave ose Master Profesional, në fushën e studiuar, por që nuk kufizohet vetëm në të, duke rritur kështu mundësinë e karrierës së tyre profesionale.

Apliko Tani