Qendra Kërkimore-Shkencore e ngritur pranë Fakultetit të Edukimit, Shkencave Sociale dhe Sporteve (FESHSS) është njësi bazë kërkimore që:
-
Ndihmon me hulumtime për hapjen e programeve të reja të studimit në Fakultet.
-
Kryen studime me interes për nevojat e Fakultetit dhe të Kolegjit.
-
Merr pjesë në konkurrimin e projekteve të hapura nga bashkia, ministritë, shoqëritë tregtare dhe institucione të tjera, duke kontribuar si në zhvillimin e vendit ashtu edhe në buxhetin e Kolegjit.
Pedagogët e Qendrës angazhohen:
-
Në mësimdhënie për module të caktuara në programet Master Profesional dhe Master i Shkencave.
-
Në drejtimin dhe mbikëqyrjen e punimeve të diplomës për programet e Ciklit të Dytë të studimeve që zhvillohen në FESHSS.
Aktiviteti kërkimor i Qendrës përfshin publikimin e studimeve në revista shkencore brenda dhe jashtë vendit, si dhe prezantimin e tyre në konferenca shkencore. Në këtë proces, punonjësit e Qendrës bashkëpunojnë ngushtë me stafin akademik të departamenteve të FESHSS, duke garantuar integrimin e kërkimit shkencor me procesin mësimor dhe zhvillimin akademik të fakultetit.
