Shqip
Shqip

Asistent Ligjor dhe Administrativ

Asistent Ligjor dhe Administrativ

Qëllimi i programit dhe aftësitë që fitohen në përfundim të programit të studimit

Qëllimi i këtij programi studimor është t’u ofrojë studentëve njohuritë më të mira në fushën e administrimit dhe njohurive ligjore, duke i aftësuar ata të ndërtojnë një profil teknik asistencial, si për sektorin privat ashtu edhe për atë publik. Programi synon të përgatisë asistentë të aftë për të marrë përgjegjësi dhe për të menaxhuar në mënyrë autonome zyra të burimeve njerëzore, sekretari administrative, si dhe aparatin tekniko-funksional të zyrave ligjore, të kontabilitetit etj.

Gjithë procesi akademik udhëhiqet dhe synon që studentët, në përfundim të ciklit të studimit:

  • Të fitojnë njohuri dhe aftësi teorike e praktike që lidhen me organizimin dhe menaxhimin e një zyre ekzekutive moderne, në përputhje me zhvillimet e tregut të punës.

  • Të pajisen me aftësi kompjuterike dhe informatike mbi përdorimin e aplikacioneve dhe programeve kompjuterike, pajisjeve të ndryshme të zyrës, menaxhimin digjital të zyrës, sistemet e informacionit, teknikat e e-commerce, sipërmarrjen digjitale, menaxhimin e burimeve të të dhënave etj.

  • Të fitojnë aftësi në komunikimin publik dhe të njihen me konceptet bazë të etikës profesionale.

  • Të pajisen me njohuri për hartimin e korrespondencës administrative e tregtare, raporteve dhe dokumentacionit të ndryshëm; si dhe për përgatitjen e përgjigjeve me shkrim për letra biznesi, letra teknike dhe korrespondencë të ngjashme, sipas procedurave të paracaktuara.

Kriteret e pranimit dhe forma e studimit

Kategoria Përshkrimi
Kriteret e pranimit Sipas kritereve të meritës për Maturën Shtetërore dhe VKM mbi notën mesatare.                   Nuk aplikohet kriteri i notës mesatare (VKM nr. 436, datë 3.6.2020)
Forma e studimit Me kohë të plotë
Kohëzgjatja zyrtare e studimeve 2 vite, 4 semestra, 120 kredite (ECTS)

Mundësitë e punësimit

  • Zyra administrative pranë institucioneve publike të fushave të ndryshme.
  • Zyra ligjore (avokat ose grupe profesionale avokatësh).
  • Zyra kontabiliteti/financiare.
  • Zyra noteriale.
  • Zyra mjekësore (spitale, qendra shëndetësore, klinika private).
  • Zyra në shoqëri tregtare.
  • Zyra për implementim projektesh.
  • Zyra në shërbime menaxheriale.
  • Zyra të OJQ-ve që operojnë në fusha të ndryshme.
  • Asistent i drejtuesve të drejtorive rajonale të inspektorateve të ndryshme, si: Autoriteti Kombëtar i Ushqimit, Drejtoria e Standardeve, Drejtoritë e Tatim-Taksave, Drejtoritë e Doganave, Inspektoratet e Punës etj.
  • Asistent i drejtuesve dhe menaxherëve të sektorit të agrobiznesit.
  • Asistent i menaxherëve të bizneseve të shitblerjes së pronave.

Mundësi për studime të mëtejshme

Kreditet e fituara gjatë këtij programi mund të transferohen në një program tjetër të të njëjtit nivel, në këtë institucion ose në institucione të tjera të arsimit të lartë, duke u dhënë studentëve mundësinë të ndjekin studime të mëtejshme brenda ose jashtë vendit.

Apliko Tani

Asistent Ligjor dhe Administrativ