Shqip
Shqip

Jeta Studentore

Qeveria Studentore Klubet Studentore Talentët e Qiriazit Organizimet Studentore

Qeveria Studentore

Këshilli Studentor në Kolegjin Universitar “Qiriazi” përfaqëson zërin dhe interesat e studentëve në të gjitha nivelet e vendimmarrjes institucionale. Ai luan një rol aktiv në përmirësimin e jetës akademike dhe sociale të studentëve, duke kontribuar në zhvillimin e një mjedisi gjithëpërfshirës, demokratik dhe cilësor. Studentët, përmes këshillave të tyre, shprehin mendime dhe bëjnë propozime mbi çështje me interes të përgjithshëm për institucionin dhe njësitë përkatëse akademike. Qeveria Studentore është një urë lidhëse ndërmjet studentëve dhe drejtuesve të institucionit, duke garantuar pjesëmarrjen aktive të të rinjve në jetën universitare dhe në vendimmarrje.

Klubet Studentore

Jeta studentore në Kolegjin Universitar “Qiriazi” pasurohet përmes klubeve studentore, të cilat ofrojnë hapësira për shprehjen e interesave, zhvillimin personal dhe angazhimin jashtë auditoreve. Këto klube ofrojnë mundësi konkrete për bashkëpunim, kreativitet, rrjetëzim dhe zhvillim të aftësive, duke e bërë eksperiencën studentore në Universitetin Qiriazi më të plotë dhe gjithëpërfshirëse.

Talentët e Qiriazit

Zbulimi, mbështetja dhe promovimi i talenteve të rinj është një nga shtyllat themelore të misionit të Kolegjit Universitar “Qiriazi”. Ne besojmë se çdo student ka potencial unik dhe synojmë ta ndihmojmë ta zhvillojë dhe ta shndërrojë në sukses profesional. Përmes aktiviteteve akademike, praktike dhe jashtëshkollore, universiteti krijon një mjedis të favorshëm për identifikimin dhe fuqizimin e talenteve, duke u ofruar studentëve mundësi për të shkëlqyer në fusha të ndryshme: drejtësi, ekonomi, sport, teknologji, art dhe inovacion. Ndërsa ne angazhohemi çdo ditë për zhvillimin e aftësive të tyre, ata na frymëzojnë dhe na bëjnë krenarë me arritjet e tyre brenda dhe jashtë auditorit. Në Qiriazi, talenti nuk është vetëm një dhunti, por një mundësi që mbështetet, zhvillohet dhe festohet.

Organizimet Studentore

Studentët e Kolegjit Universitar “Qiriazi” janë të angazhuar jo vetëm në jetën akademike, por edhe në aktivitete me ndikim social dhe humanitar. Çdo vit, me iniciativën e tyre, organizojnë fushata ndihme për familjet në nevojë, duke e kthyer këtë nismë në një traditë të qëndrueshme të solidaritetit dhe përgjegjësisë shoqërore. Këto organizime, që shpesh realizohen në periudha festash ose situata të veçanta emergjente, pasqyrojnë vlerat njerëzore dhe etike që kultivohen në mjedisin universitar të Qiriazit: ndjeshmërinë ndaj komunitetit, bashkëpunimin dhe gatishmërinë për të kontribuar për të mirën e përbashkët. Përmes këtyre veprimtarive, studentët forcojnë ndjenjën e përkatësisë dhe përgatiten të jenë qytetarë aktivë, të ndërgjegjshëm dhe të angazhuar në shoqëri.