Administratori

Administratori është autoriteti më i lartë administrativ dhe përgjegjës për mirëfunksionimin financiar të institucionit. Ai është përfaqësues ligjor i Kolegji Universitart “Qiriazi” për çështjet financiare dhe administrative, sipas Ligjit Nr. 80/2015.

Administratori duhet të ketë arsim të lartë, së paku në nivelin “Master i shkencave” në fushën e drejtësisë ose ekonomisë dhe përvojë pune së paku shtatë vjet në këto fusha.
Administratori i Institucionit emërohet në detyrë nga Bordi i Administrimit.
Administratori nuk mund të ushtrojë asnjë funksion tjetër, akademik apo administrativ.
Administratori i raporton për veprimtarinë e tij Bordit të Administrimit dhe Senatit Akademik, përkatësisht për përmbushjen e detyrimeve për probleme financiare e administrative dhe ato në fushën akademike.
Administratori kryen këto funksione kryesore:

  1. Harton projektbuxhetin vjetor, mbi bazën e propozimeve të njësive kryesore dhe të njësive bazë, mbështetur në planin strategjik të zhvillimit të institucionit dhe në planin buxhetor e afatmesëm të tij;
  2. Propozon kriteret për administrimin e burimeve financiare dhe materiale, të cilat ia paraqet për miratim Bordit të Administrimit dhe mbikëqyr shpërndarjen e zbatimin e tyre;
  3. Ndjek dhe kontrollon zbatimin e buxhetit vjetor të Kolegji Universitart “Qiriazi” në strukturat e varësisë së tij;
  4. Zbaton të gjitha vendimet e Bordit të Administrimit dhe të Senatit Akademik, me karakter financiar dhe administrativ;
  5. I paraqet Bordit të Administrimit dhe Senatit Akademik raportin mbi veprimtarinë financiare të institucionit, në përfundim të çdo viti akademik;
  6. Bashkëpunon me autoritetet dhe strukturat e tjera të institucionit për çështje të administrimit të përditshëm;
  7. Emëron dhe shkarkon administratorët e njësive kryesore dhe stafin administrativ dhe ndihmës administrativ. Kjo, në çdo rast me propozim të dekanëve dhe pas miratimit të Bordit të Administrimit;
  8. Plotëson kërkesat e rektorit, me qëllim përmbushjen e nevojave akademike, administrative dhe financiare;
  9. Funksione të tjera të administratorit të institucionit përcaktohen në Rregulloren e Kolegji Universitart “Qiriazi”.
Apliko Tani