Departamenti i Financës (DF) është njësia mësimore-kërkimore bazë, që përfshin fusha kërkimi homogjene dhe grupon modulet mësimore respektive.
Departamenti i Financës është njësi që:
-
Nxit, bashkërendon dhe administron veprimtarinë e mësimdhënies, veprimtarinë kërkimore dhe ato të shërbimeve ndaj të tretëve, duke respektuar liritë akademike të personelit akademik.
-
Gëzon liri të plotë dhe, krahas me këtë, ka përgjegjësi për të shfrytëzuar burimet materiale dhe financiare në dispozicion të saj.
-
DF u ofron studentëve programe studimi në fushën e financës dhe kontabilitetit, duke synuar arsimimin profesional dhe kualifikimin shkencor të studentëve në këto fusha.
Zhvillimi i programeve të reja të studimit bëhet në përshtatje me nevojat e shoqërisë, kushtet ekzistuese dhe perspektivat e zhvillimit të vendit.
Programet e studimit universitar organizohen në dy nivele të njëpasnjëshme: në Ciklin e Parë dhe në Ciklin e Dytë të studimit.
Diplomimi në të dy nivelet e studimeve universitare siguron formimin e specialistëve të aftë për të kontribuar në zgjidhjen e problemeve teknike në fushën e financës.
Departamenti i Financës synon të sigurojë nivel njohurish në shkencat e financës dhe të kontabilitetit, në mënyrë që ato të jenë të krahasueshme me diplomat që lëshojnë strukturat analoge universitare jashtë vendit.
Studimet në Fakultetin e Ekonomisë, Departamenti i Financës, janë të organizuara në funksion të fushave të diplomimit si më poshtë:
a. Financë (Cikli i Parë i Studimeve – Bachelor)
b. Financë (Cikli i Dytë i Studimeve – Master Profesional)
c. Financë (Cikli i Dytë i Studimeve – Master i Shkencave)
