Shqip
Shqip

Master Shkencor

Cikli i dytë i studimeve – Master i Shkencave

Cikli i dytë i studimeve përfshin programet e studimit “Master i Shkencave”, të cilat i referohen nivelit 7 të Kornizës Shqiptare të Kualifikimeve.

Programet e ciklit të dytë “Master i Shkencave”

Programet e studimit “Master i Shkencave” pajisin të diplomuarit me njohuri të thelluara teorike dhe aftësi për kërkim shkencor në një fushë të caktuar.
Këto programe zhvillohen me jo më pak se 120 kredite në vijim të ciklit të parë dhe kanë kohëzgjatje normale dy vite akademike.
Studimet përmbyllen me një punim diplome dhe në përfundim lëshohet diploma “Master i Shkencave” në fushën përkatëse të studimit.

Programet e ofruara në Kolegjin Universitar “Qiriazi”

Kolegji Universitar “Qiriazi” ofron programe të ciklit të dytë “Master i Shkencave” në fushën e shkencave ekonomike dhe juridike. Pas përfundimit, lëshohet diploma përkatëse në:

1. Fakulteti i Ekonomisë

2. Fakulteti i Drejtësisë

Kriteret e pranimit në programet e ciklit të dytë

  • Pranimi është i mundur për kandidatët që kanë përfunduar një program të ciklit të parë (Bachelor) dhe plotësojnë kriteret e Kolegjit Universitar “Qiriazi” dhe të programit përkatës.
  • Kriteret e pranimit përcaktohen nga njësia bazë ofruese e programit dhe miratohen sipas statutit të Kolegjit. Ato bëhen publike nga njësia kryesore dhe QSHA (Qendra e Shërbimeve Arsimore).
  • Një nga kriteret e pranimit është njohja e njërës prej pesë gjuhëve të huaja të Bashkimit Evropian: anglisht, frëngjisht, gjermanisht, italisht, spanjisht. Diplomimi në një nga këto gjuhë shërben si dëshmi.
  • Kolegji Universitar “Qiriazi” mund të njohë kreditet e përfituara nga programet e ciklit të dytë “Master Profesional”, për t’i transferuar në programet “Master i Shkencave”.
  • Në fillim të vitit akademik, dërgohet në QSHA lista e studentëve të regjistruar.

Procesi i pranimit

  • Regjistrimet, fillimisht, bëhen sipas kërkesave/preferencave dhe të renditura sipas mesatares së ponderuar të diplomës Bachelor. Në rregulloret e Fakulteteve dhe Departamenteve përcaktohen programet e studimit Bachelor që mund të ketë përfunduar kandidati.
  • Në rregulloret e Fakulteteve dhe Departamenteve përcaktohet pragu i notës mesatare të diplomës Bachelor, që duhet të arrijnë kandidatët fitues. Në rast se ka ende kuota të lira, aplikantët me mesatare më të ulët nuk përjashtohen.
  • Tarifa e regjistrimit të kandidatëve është sipas kuadrit ligjor në fuqi dhe sipas rregulloreve të miratuara nga organet drejtuese të Kolegjit. Kandidatët regjistrohen sipas procedurave të përshkruara në këtë rregullore, si dhe në rregulloret e fakulteteve.
  • Regjistrimet në programin e studimit Master i Shkencave në Kolegjin Universitar “Qiriazi” bëhen në zbatim dhe në përputhje me ligjet e Republikës së Shqipërisë dhe vendimet e udhëzimet e MAS. Ato kryhen pranë sekretarisë mësimore ku ofrohet programi i studimit.
  • Njohja e krediteve bazohet në këtë rregullore dhe në rregulloret e Fakulteteve.
  • Në programin e studimit Master i Shkencave në Kolegjin Universitar “Qiriazi” kanë të drejtë të transferohen shtetas shqiptarë ose të huaj, sipas kuadrit ligjor në fuqi dhe sipas rregullave të përcaktuara në Statutin e Kolegjit Universitar “Qiriazi”, në këtë rregullore, në rregulloren e Fakulteteve, si dhe në rregulloren e programit të studimit.

 

Organizimi i studimeve të ciklit të dytë:

  1. Programi i studimit Master i Shkencave në Kolegjin Universitar “Qiriazi” zhvillohet me kohë të plotë. Kohëzgjatja normale është dy vite akademike.
  2. Kohëzgjatja maksimale e studimeve në një program studimi nuk mund të jetë më shumë se dyfishi i kohëzgjatjes normale të studimeve që parashikon programi, pa marrë në konsideratë periudhën e kohës kur studenti i ka pezulluar studimet.
  3. Studenti mund të vijojë pjesëmarrjen në programin Master i Shkencave edhe mbi kohën normale të studimeve. Në këtë rast, ai duhet të shlyejë detyrimet sipas planit mësimor dhe të paguajë tarifat përkatëse.
  4. Studenti që nuk arrin të përfundojë studimet brenda kohëzgjatjes maksimale të programit, ka të drejtë të aplikojë për të rifilluar studimet në të njëjtin program ose në një program tjetër. Ai i nënshtrohet kritereve dhe procedurave të shpallura për regjistrimin në programin e studimit të institucionit pritës. Kreditet e grumbulluara nga studenti gjatë periudhës së mëparshme të studimeve mund të transferohen, me vendim të njësisë bazë të institucionit që e pranon studentin, sipas kritereve të përcaktuara në rregulloren e saj.
  5. Këto programe studimi janë të organizuara në module dhe të vlerësuara me kredite, sipas Sistemit Europian të Transferimit dhe Grumbullimit të Krediteve (ECTS).
  6. Numri i krediteve të grumbulluara gjatë një viti nga një student që ndjek një program studimi Master i Shkencave me kohë të plotë në Kolegjin Universitar “Qiriazi” është 60 kredite. Studenti, në fund të këtij programi, grumbullon 120 kredite.
  7. Në semestrin e dytë të vitit të dytë zhvillohet mbrojtja e diplomës. Diploma është një punim i pavarur shkencor i studentit të programit të studimit Master i Shkencave.
  8. Gjuha në të cilën zhvillohet programi i studimit Master i Shkencave në Kolegjin Universitar “Qiriazi” është gjuha shqipe.
  9. Leksionet zhvillohen në përputhje me orarin mësimor të aprovuar nga Dekani i Fakultetit ku kryhet programi i studimit.
  10. Kontrolli i dijeve në çdo modul bëhet nëpërmjet vlerësimit të detyrave të kursit, pjesëmarrjes dhe vlerësimit në seminare, në punët laboratorike dhe në provim.
  11. Detyrimet për të vijuar në vitin paraardhës janë si vijon: 

  • Frekuentimi (leksione, seminare, ushtrime, laborator) është i detyrueshëm në masën 80%. Studentët të cilët nuk plotësojnë këtë masë frekuentimi humbasin të drejtën për t’u paraqitur në provim në atë modul dhe e rifitojnë këtë të drejtë duke plotësuar deficitin e krijuar në vitin akademik pasardhës.
  • Për të kaluar në vitin e dytë (semestri i tretë) në Master i Shkencave, studenti duhet të ketë fituar minimumi 30 kredite.
  • Në sezonin e vjeshtës (muaji shtator) paraqiten për shlyerjen e provimeve vetëm studentët e rregullt që kanë rezultuar të pasuksesshëm në vitin aktual.
  • Sezoni i vjeshtës, për studentët e vitit të fundit Master i Shkencave, zhvillohet siç shprehet në rregulloret e Fakulteteve.
  • Numri i provimeve të mundshme për t’u shlyer në këtë sezon është sa gjysma e provimeve të vitit të fundit akademik. Kur numri i moduleve është tek, numri i datave të provimeve është 50% plus 1.
  1. Për studentët e rregullt të vitit të dytë (Master i Shkencave), ridhënia e provimeve për modulet e mbartura bëhet gjatë vitit në vazhdim, në sezonet plotësuese (janar dhe prill).
  2. Për studentët përsëritës (viti i parë dhe viti i dytë), ridhënia e provimeve për modulet e pashlyera bëhet gjatë vitit në vazhdim, në sezonet e rregullta (dimrit dhe verës) dhe në sezonin e vjeshtës të vitit në të cilin është shpallur përsëritës.
  3. Studentët e vitit të fundit (viti i dytë) që, në përfundim të provimeve të sezonit të fundit, rezultojnë me 3 (tre) module të pashlyera, kanë të drejtë t’i shlyejnë ato dy javë para fillimit të sezonit të mbrojtjes së diplomave.
  4. Studentët e vitit të fundit (viti i dytë) që, në përfundim të provimeve të sezonit të fundit, rezultojnë me më shumë se 3 (tre) module të pashlyera, i shlyejnë ato në sezonet e rregullta dhe plotësuese të vitit në vazhdim, por jo në sezonin e vjeshtës, dhe diplomën e mbrojnë në sezonet përkatëse të diplomimit të atij viti.
  5. Diplomimi i studentëve të ciklit të dytë Master i Shkencave bëhet në muajin shtator ose tetor. Për studentët të cilët nuk rezultojnë të suksesshëm në mbrojtjen e parashikuar në sezonet e rregullta, riprovimi i tyre bëhet pas 6 muajsh. Për studentët të cilët nuk paraqiten në sezonin e rregullt të shpallur nga fakulteti, por që i kanë përmbushur të gjitha detyrimet që përmban programi i studimit, përfshirë edhe provimin me teste ndërkombëtare të gjuhës angleze, mbrojtja shpallet me kalendar çdo dy muaj nga fakulteti përkatës.
  6. Në përfundim të programit të studimit, studenti pajiset me diplomë “Master i Shkencave” në programin e studimit të kryer, të firmosur nga Dekani i Fakultetit dhe nga Rektori i Kolegjit Universitar “Qiriazi”. Modeli dhe ngjyra përkatëse që e dallon atë, si edhe suplementi/shtojca që shoqëron diplomën, ndodhen të depozituara në Sekretari.
Apliko Tani