Pyet Studentët

Eldis Arrnjeti

Email

Rreth meje

Unë jam Eldis Arrnjeti, nga qyteti i Lezhës, shkollën e mesme e kam përfunduar në Liceun Artistik “Prenkë Jakova” në Shkodër. Muzika është ajo që me jep emocione të papërshkrueshme, por për të qënë i sigurtë në jetë unë kam zgjedhur të studioj “Financë” dhe momentalisht jam në vit të dytë.

Manjola Domi

Email

Rreth meje

Unë jam Manjola Domi, nga qyteti i Tiranës, shkollën e mesme e kam përfunduar në Shkollën Profesionale Hoteleti-Turizëm në Tiranë. Ndërthurja e praktikave me pjesën teorike dhe kabineti i Hoteleri-Turizmit ishin zgjedhja e parë pse ja besova studimet Universitetit Qiriazi. Në një të ardhme të afërt Turizmi do të jetë një burim kryesor financiar për zhvillimin e vendit tonë.

Marina Dyli

Email

Rreth meje

Unë jam Marina Dyli, nga qyteti i Durrësit, ku kam përfunduar dhe shkollën e mesme në Gjimnazin “Gjergj Kastrioti” në këtë qytet. Dëshira dhe pasioni me shtyu të studioja për “Kujdes Social dhe Shëndetësor”, por vendimtar në zgjedhjen time ishin stafi akademik. Aktualisht mbaj rolin e Presidentes së Këshillit Studentor Qiriazi.