Senati akademik është organi kolegjial më i lartë drejtues akademik i Kolegji Universitar “Qiriazi”, përgjegjës për përmbushjen e misionit të tij. Ai përbëhet nga 9 (nëntë) anëtarë. Sekretari i Senatit akademik nuk është anëtar i tij. Ai përzgjidhet prej rektorit nga stafi i punësuar me kohë të plotë.
Me përjashtim të një anëtari që përfaqëson studentët e Kolegji Universitart “Qiriazi”, anëtarët e tjerë të Senatit Akademik, zgjidhen drejtpërdrejtë nga Asambletë e Personelit akademik me kohë të plotë të njësive kryesore, në përputhje me Ligjin Nr. 80/2015 dhe sipas procedurave të përcaktuara në Rregulloren e Zgjedhjeve të Kolegji Universitart “Qiriazi”.
Anëtarë të Senatit i përkasin kategorisë “Profesor”, ose kanë gradën “Doktor” (“PhD”), të fituar pranë universiteteve të vendeve anëtare të OECD-se ose BE-së. Në mungesë të autoriteteve drejtuese me këtë titull dhe, për efekt të përfaqësimit, kategoria e tyre mund të zbresë në gradën “Doktor”. Një anëtar i Senatit Akademik përfaqëson studentët e Kolegji Universitart “Qiriazi”.
Senati kryesohet nga rektori dhe mblidhet në seanca të zakonshme, si rregull, një herë në tre muaj. Senati akademik mund të mblidhet në seanca jo të radhës me thirrjen e rektorit, sa herë paraqitet e nevojshme një gjë e tillë.
Mandati i anëtarit të Senatit është katër vjet, me të drejtë rizgjedhjeje.
Mbledhjet e Senatit Akademik, si rregull, zhvillohen me prezencën e 2/3 të anëtarëve dhe vendimet merren me votimin me shumicë të thjeshtë të pjesëmarrësve në mbledhje. Statuti i institucionit dhe ndryshimet e tij miratohen me 2/3 e votave të anëtarëve të Senatit Akademik.
Senati Akademik ka këto funksione kryesore: