Qëllimi i programit dhe aftësitë që fitohen në përfundim të studimeve
Qëllimi i programit profesional “Hoteleri – Turizëm” është përgatitja e profesionistëve për sektorin e hotelerisë dhe turizmit, duke iu përgjigjur nevojave të industrisë së turizmit, ku kërkesa për staf të kualifikuar është në rritje.
Zhvillimi i aftësive praktike të fituara në auditor realizohet përmes bashkëpunimeve me biznese hoteliere ndër më të njohurat në vend, duke u ofruar studentëve mundësinë e trajnimit në vendin e punës dhe të punësimit pas përfundimit të studimeve.
Procesi akademik udhëhiqet dhe synon që studentët, në përfundim të ciklit të studimeve:
-
Të kenë njohuritë e nevojshme dhe aftësi praktike në fushën e hotelerisë dhe turizmit.
-
Të zotërojnë një bazë të qëndrueshme njohurish në menaxhimin e strukturave akomoduese hoteliere, menaxhimin e eventeve, shërbimin e pijeve, etj.
-
Të kenë njohuri bazë mbi industrinë e turizmit.
-
Të pajisen me njohuritë, aftësitë dhe teknikat bazë për promovimin e turizmit kulturor, ekoturizmit dhe zhvillimin e guidave turistike.
-
Të demonstrojnë komunikim profesional dhe efektiv, aftësi bashkëpunuese dhe udhëheqëse për përmbushjen e qëllimeve dhe objektivave të grupit në të cilin janë të angazhuar.
Kriteret e pranimit dhe forma e studimit
| Kategoria | Përshkrimi |
|---|---|
| Kriteret e pranimit | Sipas kritereve të meritës për Maturën Shtetërore dhe VKM mbi notën mesatare. Nuk aplikohet kriteri i notës mesatare (VKM nr. 436, datë 3.6.2020) |
| Forma e studimit | Me kohë të plotë |
| Kohëzgjatja zyrtare e studimeve | 2 vite, 4 semestra, 120 kredite (ECTS) |
Mundësitë e punësimit
Të diplomuarit në programin Hoteleri – Turizëm mund të punësohen në:
- Industrinë e akomodimit: hotele, resorte, kroçera, etj.
- Agjenci marketingu dhe menaxhimi eventesh.
- Biznese të shërbimit të pijeve dhe gastronomisë.
- Agjenci udhëtimesh dhe agjenci turistike.
- Agjenci kulturore dhe institucione të promovimit të trashëgimisë kulturore.
- Projekte dhe organizata për promovimin e monumenteve historike.
- Zhvillim guidash turistike dhe ekoturistike.
- Qendra kongresesh dhe konferencash.
- Qendra informacioni turistik.
- Projekte të promovimit të trashëgimive natyrore dhe të ekoturizmit.
Mundësi për studime të mëtejshme
Kreditet e fituara gjatë këtij programi mund të transferohen në një program tjetër të të njëjtit nivel, brenda këtij institucioni ose në institucione të tjera të arsimit të lartë, duke u dhënë studentëve mundësinë për të vijuar studime të mëtejshme brenda ose jashtë vendit.
🔗 Kliko këtu për të parë kurrikulën e programit të studimit.
