Qëllimi i programit dhe aftësitë që fitohen në përfundim të studimeve
Qëllimi i programit profesional “Teknologji Ushqimore”, me profilet: “Teknologji e Produkteve Bimore”, “Teknologji e Produkteve Shtazore”, “Teknologji e Pijeve dhe Ujit”, është përgatitja e profesionistëve të aftë në teknologjitë dhe proceset që lidhen me prodhimin modern të ushqimit të shëndetshëm dhe të sigurt.
Procesi akademik synon që studentët, në përfundim të ciklit të studimeve:
-
-
Të zotërojnë njohuritë e nevojshme për t’u formuar si profesionistë në fushën e teknologjisë ushqimore.
-
Të kenë njohuri të thelluara praktike mbi teknologjitë e prodhimit, përpunimit, ruajtjes dhe tregtimit të produkteve ushqimore.
-
Të kenë një bazë të qëndrueshme në zbatimin e procedurave të punës sipas kërkesave standarde të sistemeve të menaxhimit të cilësisë dhe sigurisë ushqimore.
-
Të demonstrojnë komunikim profesional e efektiv, aftësi bashkëpunuese dhe udhëheqëse në përmbushjen e qëllimeve dhe objektivave të grupit ku janë të angazhuar.
-
Të njohin metodat e analizave të cilësisë së produkteve ushqimore dhe të vlerësojnë karakteristikat e lëndëve të para të papërpunuara.
-
Kriteret e pranimit dhe forma e studimit
| Kategoria | Përshkrimi |
|---|---|
| Kriteret e pranimit | Sipas kritereve të meritës për Maturën Shtetërore dhe VKM mbi notën mesatare. Nuk aplikohet kriteri i notës mesatare (VKM nr. 436, datë 3.6.2020) |
| Forma e studimit | Me kohë të plotë |
| Kohëzgjatja zyrtare e studimeve | 2 vite, 4 semestra, 120 kredite (ECTS) |
Mundësitë e punësimit
Të diplomuarit në këtë program mund të punësohen në:
- Industritë e përpunimit të produkteve bimore.
- Industritë e përpunimit të produkteve shtazore.
- Punishte, fabrika apo kompani që përpunojnë ose konservojnë fruta dhe perime.
- Industritë e prodhimit, përpunimit dhe tregtimit të pijeve alkoolike dhe joalkoolike.
- Industritë ushqimore, për ndjekjen e proceseve, modifikimin dhe zbatimin e skemave teknologjike të prodhimit e përpunimit.
- Industritë ushqimore, për vlerësimin e lëndëve të para dhe ndihmëse në prodhimin e ushqimeve.
- Laboratorë analizash ushqimore, për vlerësimin e treguesve kimikë, fizikë, mikrobiologjikë dhe organoleptikë të produkteve.
- Industritë ushqimore, për përcaktimin e parametrave teknologjikë, përllogaritjen e rendimenteve teorike dhe praktike të proceseve të ruajtjes dhe prodhimit.
- Biznese ushqimore si vlerësues të brendshëm ose të jashtëm, për zbatimin e skemave sipas sistemeve të menaxhimit të cilësisë.
Mundësitë për studime të mëtejshme
Kreditet e fituara në këtë program mund të transferohen në një program tjetër të të njëjtit nivel, brenda ose jashtë institucionit, duke u dhënë studentëve mundësi për studime të mëtejshme në vend dhe jashtë tij.
🔗 Kliko këtu për të parë kurrikulën e programit të studimit.
