Shqip
Shqip

Edukim Fizik Dhe Sporte

Qëllimi i programit dhe aftësitë që fitohen në përfundim të studimit

Qëllimi i programit BachelorEdukim Fizik dhe Sporte është që studentët të fitojnë njohuri shkencore dhe aftësi profesionale në fushën e edukimit fizik, shëndetit dhe sporteve, përmes një kurrikule bashkëkohore dhe të përshtatur me kërkesat e kohës.

I gjithë procesi akademik udhëhiqet dhe synon që, në përfundim të ciklit të studimit:

  • Studentët të përgatiten si specialistë në fushën e edukimit fizik, sportit dhe shëndetit, me njohuri bazë shkencore dhe profesionale, të aftë për të kontribuar në zhvillimin e “tregut” sportiv.

  • Të formohen si profesionistë të aftë dhe kompetentë për të punuar me fëmijë të moshave të ndryshme dhe me të rinj që dëshirojnë të stërviten sistematikisht në disiplina të ndryshme sportive, në sektorin privat dhe publik.

  • Të përgatiten për të kryer role të rëndësishme në institucione dhe subjekte publike e private që lidhen me sektorin e edukimit, sportit dhe shëndetit.

 

Kriteret e pranimit dhe forma e studimit

Kategoria Përshkrimi
Kriteret e pranimit Sipas kritereve të meritës për maturën shtetërore dhe VKM mbi notën mesatare, si dhe të aftësimit fizik–koordinativ nëpërmjet konkursit sportiv. Raporti i notës mesatare me aftësitë fiziko–koordinative është 50% me 50%.
Forma e studimit Me kohë të plotë
Kohëzgjatja zyrtare e studimeve 3 vite, 6 semestra, 180 kredite (ECTS)

 

Mundësitë e punësimit

Të diplomuarit në këtë program mund të punësohen si:

  • Specialistë në fushën e sportit dhe edukimit fizik.
  • Specialistë që punojnë me fëmijët e moshave shkollore dhe të rinj që stërviten në sporte të ndryshme, në terrene të ndryshme sportive.
  • Specialistë të fitnesit dhe sportit për shëndetin, në qendra sportive publike dhe private.
  • Specialistë të turizmit rekreativ dhe sportiv, në resorte apo agjenci.
  • Trajnerë personalë për moshat e ndryshme.
  • Specialistë në mjedise të specializuara spitalore.
  • Punonjës në administratë, në çdo pozicion pune që kërkon një nivel arsimor Bachelor të papërcaktuar në fushë.

Mundësitë për studime të mëtejshme

Njohuritë dhe aftësitë e fituara gjatë këtij programi u mundësojnë studentëve të ndjekin karrierë kërkimore ose akademike, përmes vazhdimit të studimeve të ciklit të dytë, Master Profesional, Master Mësuesi ose Master Shkencor, në fushën e edukimit fizik dhe sportit, brenda dhe jashtë vendit, si edhe në programe të ngjashme të ofruara nga universitete të tjera.

Kurrikula e Studimeve

Programi i studimit të ciklit të parë: BachelorEdukim Fizik dhe Sporte.

Viti I, Semestri I (1)
Nr. LËNDËT MËSIMORE TIPI I KOMPONENTIT MËSIMOR ORË FIZIKE NË JAVË ORË GJITHSEJ KREDITE (ECTS)
TOT LEK SEM USHT/PRAK.
1 Anatomia Funksionale C 4 60 30 15 15 5
2 Higjiena dhe Dietologjia në Sport A 3 45 30 15 4
3  Sporte Kolektive 1 B 12 180 15 15 150 18
 Futboll B 4 60 5 5 50 6
Basketboll B 4 60 5 5 50 6
 Volejboll B 4 60 5 5 50 6
4  Anglisht D 2 30 15 15 3
Totali 21 315 75 60 180 30

 

Viti I, Semestri II (2)
Nr. LËNDËT MËSIMORE TIPI I KOMPONENTIT MËSIMOR ORË FIZIKE NË JAVË ORË GJITHSEJ KREDITE (ECTS)
TOT LEK SEM USHT/PRAK.
1 Anglisht D 2 30 15 15 3
2 Psikologji e Sportit A 3 45 30 15 4
3 Fiziologji e Sportit A 4 60 30 22 8 5
4 Sporte Kolektive 2 B 12 180 15 15 150 18
Futboll B 4 60 5 5 50 6
Basketboll B 4 60 5 5 50 6
Volejboll B 4 60 5 5 50 6
                 Totali                                                                        21 315 75 67 173 30

 

Viti II, Semestri I (3)
No. LËNDËT MËSIMORE TIPI I KOMPONENTIT MËSIMOR ORË FIZIKE NË JAVË ORË GJITHSEJ KREDITE (ECTS)
TOT LEK SEM USHT/PRAK.
1 Traumatologji Sportive A 4 60 30 20 10 6
Traumatologji Sporti A 2 30 15 10 5 3
Fizioterapi – Masazh A 2 30 15 10 5 3
2 Sporte Individuale I B 10 150 12 12 136 13
Atletikë B 4 60 5 5 50 5
Gjimnastikë Artistike B 4 60 5 5 50 5
Tenis B 2 30 2 2 26 3
3 Teori e Stërvitjes Sportive A 4 60 30 20 10 6
4 Informatikë Statistike D 3 45 23 11 11 5
Totali                                                                                                  21 315 95 63 157 30

 

Viti II, Semestri II (4)
Nr. LËNDËT MËSIMORE TIPI I KOMPONENTIT MËSIMOR ORË FIZIKE NË JAVË ORË GJITHSEJ KREDITE (ECTS)
TOT LEK SEM  USHT/PRAK.
1 Fitnes B 4 60 30 15 15 4
2 Shkenca Sociale C 4 60 30 30 6
Pedagogji C 2 30 15 15 3
Sociologji C 2 30 15 15 3
3 Biomekanikë e Sportit A 3 45 30 15 4
4 Sporte Individuale II B 8 150 11 11 128 14

Gjimnastikë Ritmike

B 2 30 2 2 26 3
Gjimnastikë Artistike B 2 30 2 2 26 3
Atletikë B 4 60 5 5 50 6
Not (1 javë) B 30 2 2 26 2
Totali                                                                                 19 315 101 71 143 30

 

Apliko Tani