Kolegji Universitar “Qiriazi” dhe RASH-INCO nënshkruan marrëveshje bashkëpunimi!
Marrëveshja u firmos nga Rektori Prof. Dr. Gjokë Uldedaj dhe Drejtori Ekzekutiv i RASH-INCO, Dr. Arjan Xhelaj.
Qëllimi i marrëveshjes është forcimi dhe zhvillimi i kapaciteteve teknologjike dhe administrative të “Qiriazit”, duke avancuar më tej standardet e larta të institucionit në menaxhimin akademik dhe studentor. Përmes bashkëpunimit me RASH-INCO, synohet rritja e cilësisë së shërbimeve informatike, optimizimi i proceseve dhe integrimi i sistemeve softuerike moderne që mbështesin zhvillimin afatgjatë të institucionit.
Një bashkëpunim që i shërben inovacionit dhe përparimit të arsimit!

