Studime të Integruara në Drejtësi

Diplomë Universitare (5-vjeçare): “Studime të Integruara në Drejtësi”

Qëllimi i programit dhe aftësitë që fitohen në përfundim të programit të studimit:

Qëllimi i këtij programi të integruar 5-vjeçar në Drejtësi është të përcjellë te studentët dijet dhe njohuritë më të mira në fushën e drejtësisë, duke synuar përgatitjen e juristëve (specialistë të lartë) të pajisur me metodikën studimore interpretuese të sistemit juridik dhe të gjithë derivateve të tij, të lidhur me funksionimin e shtetit të së drejtës.

I gjithë procesi akademik udhëhiqet dhe synon që studentët, në fund të ciklit të studimit:

  • Të kenë njohuritë e nevojshme për të interpretuar parimet e së drejtës, kodet, legjislacionin përkatës, si dhe aktet ndërkombëtare, kryesisht në fushën civile, penale dhe administrative.

  • Të aftësohen në realizimin e klasifikimit juridik të çështjeve të ndryshme, si dhe në zbatimin e procedurave civile, penale, administrative dhe ligjore në tërësi.

  • Të aftësohen në identifikimin e problematikave dhe dokumentacionit përkatës të shërbimeve juridike (në shërbimet administrative, profesionet e lira private, ente private), me qëllim punësimin në këto profesione.

  • Të njihen me metodologjinë për hartimin e akteve ligjore dhe me punën në grup.

Kriteret e pranimit dhe forma e studimit

Kategoria Përshkrimi
Kriteret e pranimit Sipas kriterëve të meritës për maturën shtetërore dhe V.K.M. mbi notën mesatare (Notë mesatare 6.5 e lartë).
Forma e studimit Me kohë të plotë.
Kohëzgjatja zyrtare e studimeve 5 vite, 10 semestra, 300 kredite (ECTS).

Mundësitë e punësimit

Si jurist i thjeshtë:

  • Institucione publike (pas nënshtrimit të konkursit publik të përcaktuar nga Ligji nr. 152/2013, “Për nëpunësin civil”).
  • Shoqëri tregtare.
  • Organizata të ndryshme qeveritare të akredituara ndërkombëtarisht.
  • Organizata jofitimprurëse vendase dhe të huaja.
  • Banka vendase apo të huaja, të nivelit qendror ose të nivelit të dytë.
  • Konsulent për çështje juridike.

Si jurist me të drejtë aksesi në profesionet e rregulluara me ligj:

  • Avokat (pas përfundimit të studimit në Shkollën e Avokatisë dhe nënshtrimit të provimit përfundimtar) – Ligji nr. 55/2018, “Për profesionin e avokatit”.
  • Magjistrat (pas nënshtrimit të provimit pranues dhe përfundimit të studimit në Shkollën e Magjistraturës dhe kalimit me sukses të provimit përfundimtar) – Ligji nr. 98/2016, “Për organizimin e pushtetit gjyqësor në Republikën e Shqipërisë”.
  • Prokuror.
  • Gjyqtar.
  • Noter (pas përfundimit me sukses të formimit fillestar të detyrueshëm pranë Qendrës Shqiptare të Trajnimit të Noterëve, duke punuar me kohë të plotë për jo më pak se 2 vjet si kandidat për noter pranë një noteri dhe pasi të ketë kaluar me sukses provimin e kualifikimit për noter) – Ligji nr. 110/2018, “Për noterinë”.

Mundësi për studime të mëtejshme

Diploma universitare e programit të integruar 5-vjeçar në Drejtësi është ura lidhëse e zhvillimit të mëtejshëm akademik dhe profesional drejt cikleve më të larta të studimit.

Studenti që diplomohet në programin e integruar 5-vjeçar në Drejtësi mund të vazhdojë një program studimi të ciklit të tretë si: doktoraturë, shkollë studimesh pasuniversitare, studime të thelluara, Master Ekzekutiv, programe të formimit të vazhduar, kurse specializimi të bazuara në kërkesa profesionale, për përftimin ose përditësimin e njohurive të reja apo kompetencave më të gjera, në respektim të parashikimeve të Ligjit nr. 10247, datë 4.3.2010, i ndryshuar, “Për Kornizën Shqiptare të Kualifikimeve”.

Kurrikula e Studimeve:

VITI I, SEMESTRI I (1)
NR MODULET VEPRIMTARIA
FORMUESE
ORË
FIZIKE
ORË GJITHSEJ KREDITE
TOT LEK SEM
1 HISTORI E INSTITUCIONEVE A 6 90 60 30 10
a. Histori e Institucioneve (s) A 3 45 30 15 5
b. E Drejta Romake (s) A 3 45 30 15 5
2 Hyrje në Ekonomi (s) A 3 45 30 15 4
3 E Drejtë Publike (V) A 3 45 30 15 4
4 Histori e Shtetit dhe e së Drejtës në Shqipëri A 3 45 30 15 4
5 E Drejtë Kushtetuese (V) A 3 45 30 15 5
6 Filozofi e së Drejtës A 3 45 30 15 4
TOTALI 21 315 210 105 31

VITI I, SEMESTRI II (2)
NR MODULET VEPRIMTARIA
FORMUESE
ORË
FIZIKE
ORË GJITHSEJ KREDITE
TOT LEK SEM
1 E Drejtë Publike (v) A 3 45 30 15 4
2 Histori e Shtetit dhe e së Drejtës në Shqipëri (s) A 3 45 30 15 4
3 Gjuhë e huaj (s) D 3 60 30 30 6
4 E Drejta Kushtetuese (v) A 3 45 30 15 5
5 Të drejtat dhe liritë themelore të njeriut (s) A 4 60 45 15 6

Apliko Tani

Studime të Integruara në Drejtësi