Rregullorja e Kolegjit Universitar “Qiriazi” është hartuar mbështetur në Ligjin nr. 80/2015 “Për arsimin e lartë dhe kërkimin shkencor në institucionet e arsimit të lartë në Republikën e Shqipërisë”, në udhëzimet e Ministrisë së Arsimit dhe të Sportit, në Statutin e Kolegjit Universitar “Qiriazi”, në vendimet përkatëse të Senatit, si dhe në praktikën e deritanishme të studimeve universitare.
Përmbajtja e Rregullores së Kolegjit Universitar “Qiriazi”, veç hyrjes dhe përkufizimeve, është e strukturuar në gjashtëmbëdhjetë kapituj. Në to pasqyrohen, nen pas neni, parimet e përgjithshme mbi të cilat është bazuar e hartuar rregullorja dhe një sistem tërësor rregullash që disiplinojnë organizimin dhe drejtimin institucional të Kolegjit Universitar “Qiriazi”, administrimin e gjithanshëm të programeve të studimit dhe organizimin e studimeve në të gjitha aspektet që i karakterizojnë ato, e deri te administrimi i bazës së të dhënave të studentëve.