Qendra Kërkimore-Shkencore

Qendra Kërkimore-Shkencore në Fakultetin e Ekonomisë

Qendra Kërkimore-Shkencore është njësi bazë kërkimore dhe shkencore që zhvillon veprimtaritë e saj në përputhje me misionin dhe fushat e përgjegjësisë dhe u nënshtrohet kritereve të financimit të veprimtarisë kërkimore-shkencore. Ajo ka detyrimin të publikojë veprimtarinë e saj, si dhe rezultatet në revista shkencore, botime shkencore etj. Ajo garanton integrimin e veprimtarisë kërkimore me procesin mësimor akademik.

Veprimtaria e Qendrës Kërkimore-Shkencore bazohet në strategjinë e kërkimit shkencor në përputhje me politikat dhe objektivat e Fakultetit. Veprimtaria e saj shtrihet në fushat sociale dhe ekonomike për rritjen e cilësisë së kërkimit shkencor.

Qendra Kërkimore-Shkencore:

  • Nxit dhe mbështet nisma në fushën e kërkimit shkencor mes departamenteve, si dhe koordinimin me institucionet akademike, brenda dhe jashtë vendit.

  • Promovon veprimtarinë kërkimore-shkencore të fakultetit, brenda dhe jashtë vendit.

  • Propozon veprimtari të efektshme për:

    • Njohjen e kapaciteteve dhe vlerave të fakultetit në përputhje me zhvillimet në treg, me konkurrencën dhe nivelin e jetesës;

    • Plotësimin e standardeve dhe kritereve për akreditim etj.

  • Bashkëvepron për projekte dhe tematika të miratuara në departamente.

Apliko Tani