Vizioni i Kolegjit Universitar “Qiriazi” është të vazhdojë të jetë lider i njohur dhe model i shkëlqyer në fushën e arsimit të lartë vendas, në rajon dhe përtej tij. Aktualisht, ofron një gamë të gjerë programesh, duke filluar nga ato me karakter profesional, programe të studimit të ciklit të parë dhe të ciklit të dytë. “Qiriazi” kontribuon në formimin e specialistëve dhe profesionistëve të fushave përkatëse, në avancimin e shoqërisë dhe zhvillimin ekonomik e juridik të vendit.
Nëpërmjet një qasjeje të fokusuar në kërkimin shkencor dhe edukimin e avancuar, Kolegji Universitar “Qiriazi” ofron mundësi për thellimin e njohurive dhe zhvillimin e aftësive që janë të rëndësishme për një të ardhme të qëndrueshme dhe përparim të shpejtë të shoqërisë. Si pjesë e këtij vizioni, “Qiriazi” synon të krijojë mundësi bashkëpunimi kombëtare dhe ndërkombëtare, të forcojë lidhjet me industrinë dhe të ofrojë mundësi praktike reale për studentët.
Kolegji Universitar “Qiriazi” ka si mision ofrimin e një arsimi cilësor dhe gjithëpërfshirës, që përgatit studentët në fusha si: drejtësi, asistencë ligjore dhe administrative, ekonomi, financë, menaxhim biznesi, menaxhim hoteleri-turizmi, administrim biznesi, edukim, shkenca sociale dhe sporte, kujdes social dhe shëndetësor, teknologji ushqimore dhe teknologji informacioni. Kjo bëhet përmes programeve bashkëkohore dhe dinamike, duke ndërthurur njohuritë teorike me ato praktike.
Kolegji Universitar “Qiriazi” siguron që studentët të jenë të përgatitur për të përballuar sfidat e tregut të punës, duke qenë konkurrues si në tregun vendas, ashtu edhe në atë ndërkombëtar. “Qiriazi” ofron mundësi për zhvillimin e mendimit kritik dhe kërkimit shkencor, duke krijuar një mjedis akademik që nxit dhe mbështet pasionin dhe kuriozitetin intelektual.