Programet e studimit në ciklin e parë (Bachelor)
Informatikë Ekonomike dhe Biznesi
Misioni dhe Objektivat
- Programet e studimit të ciklit të parë “Bachelor” ofrohen në përputhje me misionin, vizionin dhe strategjinë e Kolegjit Universitar “Qiriazi”, si dhe të Fakulteteve dhe Departamenteve përkatëse.
- Programet hartohen në përputhje me nevojat e tregut të punës dhe zhvillimin ekonomik të vendit, duke mos rënë ndesh me interesat dhe programet e ofruara nga institucionet e tjera të arsimit të lartë.
- Synimi kryesor është formimi i studentëve me dije, aftësi dhe kompetenca profesionale e analitike, të cilat ata duhet t’i zotërojnë në përfundim të studimeve.
- Programet kanë për qëllim pajisjen e studentëve me njohuritë bazë mbi shkencat ekonomike, juridike dhe të sporteve, sipas profilit përkatës, të nevojshme për ndjekjen e cikleve të tjera të studimit dhe për t’iu përgjigjur kërkesave të tregut të punës.
- Në përfundim të programeve, studentët do të kenë kompetenca dhe kapacitete analitike për të trajtuar problematika teorike dhe praktike në fushën e tyre të studimit.
Neni 22 – Struktura e veprimtarive të programit të studimit
Komponentët mësimorë të programit të studimit janë:
-
Lëndë bazë – përgatitje metodologjike dhe kulturë e përgjithshme;
-
Lëndë karakterizuese – përgatitje për disiplinën shkencore;
-
Lëndë ndërdisiplinore/integruese – nëndisiplina, profile dhe grup-lëndë me zgjedhje;
-
Lëndë plotësuese – gjuhë të huaja, njohuri informatike, praktika profesionale;
-
Detyrime përmbyllëse – provim i përgjithshëm përfundimtar ose punim diplome.
Fakultetet, në rregulloret e tyre të studimeve, kategorizojnë fushat disiplinore sipas veprimtarive formuese.
Lëndët/modulet mësimore, veprimtaritë formuese dhe kreditimi për secilën prej tyre mund të rishikohen. Ndryshimet propozohen nga departamenti dhe miratohen nga instancat përkatëse deri në aprovimin përfundimtar nga Senati Akademik i Kolegjit Universitar “Qiriazi”, kur ndryshimi nuk e kalon 20% të programit.
Studentët e ciklit të parë diplomohen me provim të përgjithshëm përfundimtar ose me punim diplome.
Në përfundim të studimeve, lëshohet diploma “Bachelor” në fushën përkatëse të arsimimit.
Neni 23 – Emërtimi i programeve të ciklit të parë në Kolegjin Universitar “Qiriazi”
Kolegji Universitar “Qiriazi” ofron programe studimi të ciklit të parë në fushën e shkencave ekonomike, juridike dhe të sporteve; pas përfundimit të tyre lëshon diplomat përkatëse.
