Shqip
Shqip

Ceremonia e Diplomimit – një moment solemn dhe krenarie akademike!

Sot u zhvillua Ceremonia e Diplomimit e studentëve të Kolegjit Universitar “Qiriazi” për diplomantët e vitit akademik 2024–2025.
Studentët tanë kurorëzuan me sukses një etapë të rëndësishme të rrugëtimit të tyre universitar,një moment reflektimi, gëzimi dhe mirënjohjeje për punën, përkushtimin dhe vullnetin që i kanë shoqëruar gjatë gjithë viteve të studimit.
Në këtë ditë të veçantë, drejtuesit e institucionit dhe stafi akademik ndanë me studentët emocione, urime dhe frymëzim për të vijuar më tej në botën profesionale me integritet, dije dhe pasion.
Një falënderim i veçantë shkon për familjarët e studentëve taane të cilët kanë qenë mbështetja më e madhe në çdo hap të këtij rrugëtimi.
Kolegji Universitar “Qiriazi” është krenar për arritjet e të diplomuarve të tij dhe mbetet i përkushtuar të formojë breza profesionistësh të aftë duke qenë gjithmonë pranë tyre si pjesë e Alumni Qiriazi.
Urime të gjithë të diplomuarve të këtij viti akademik për përkushtimin, suksesin dhe shembullin që përfaqësojnë! 🌟🎓