Mësoni rreth programeve tona

“Fakulteti” është njësi kryesore që bashkërendon mësimdhënien dhe kërkimin shkencor në fusha të përafërta ose të ndërthurura. Fakulteti ofron programe të studimeve të cikleve të ndryshme, në përputhje me llojin e institucionit të arsimit të lartë.
“Kolegji profesional i lartë” përfaqëson një strukturë të përbërë nga së paku dy departamente. Kolegji profesional i lartë mund të ngrihet edhe pranë institucioneve të arsimit të lartë, që kanë statusin e universiteteve dhe kolegjeve universitare. Në këto raste ai konsiderohet si një ndër njësitë kryesore të institucionit. Në të gjitha rastet e tjera, kolegji profesional i lartë konsiderohet njësi e veçantë e arsimit të lartë.
Kolegji Universitar “Qiriazi” përbëhet nga katër njësi kryesore, tre Fakultete dhe Kolegji Profesional i Lartë:

1.Fakulteti i Ekonomisë
Departamenti i Manaxhim-Biznesit
Departamenti i Financës
Qendra Kërkimore-Shkencore

2.Fakulteti i Drejtësisë
Departamenti i të Drejtës Civile & Biznesit
Departamenti i të Drejtës Publike dhe Penale
Qendra Kërkimore-Shkencore

III. Fakulteti i Edukimit, Shkencave Sociale dhe Sportit
Departamenti i Edukimit Fizik dhe Sporteve
Departamenti i Edukimit, Shkenca Sociale&Rekreacionit Sportiv
Qendra Kërkimore -Shkencore

4. Kolegji Profesional i Lartë
Departamenti i Teknologjisë Ushqimore & Turizmit
Departamenti i Teknologjisë së Informacionit