Departamenti i Edukimit, Shkencave Sociale dhe Rekreacionit Sportiv

Departamenti i Edukimit, Shkencave Sociale dhe Rekreacionit Sportiv (DESHSRS) është njësia mësimore-kërkimore bazë që përfshin fusha kërkimi homogjene dhe grupon modulet mësimore përkatëse.

DESHSRS është njësi që:

  • Nxit, bashkërendon dhe administron veprimtarinë e mësimdhënies, veprimtarinë kërkimore dhe ato të shërbimeve ndaj të tretëve, duke respektuar liritë akademike të personelit akademik.

  • Gëzon liri të plotë dhe, krahas kësaj, ka përgjegjësi për të shfrytëzuar burimet materiale dhe financiare në dispozicion të saj.

DESHSRS u ofron studentëve programe studimi në fushën e shkencave sociale, edukimit dhe rekreacionit sportiv, duke synuar arsimimin profesional dhe kualifikimin shkencor të tyre në këto fusha.

Zhvillimi i programeve të reja të studimit bëhet në përshtatje me nevojat e shoqërisë, kushtet ekzistuese dhe perspektivat e zhvillimit të vendit. Programet e studimit universitar organizohen në dy nivele të njëpasnjëshme: në Ciklin e Parë dhe në Ciklin e Dytë të studimit.

Diplomimi në të dy nivelet e studimeve universitare siguron formimin e specialistëve të aftë për të kontribuar në zgjidhjen e problemeve praktike dhe teorike në fushat e edukimit, shkencave sociale dhe sportit.

DESHSRS synon të sigurojë një nivel njohurish të krahasueshëm me atë të diplomave që lëshojnë strukturat analoge universitare jashtë vendit, duke ndjekur standardet bashkëkohore akademike dhe profesionale.

Studimet në FESHSS, DESHSRS janë të organizuara në funksion të fushave të diplomimit si më poshtë:

  • Edukimi Fizik dhe Sporte (Cikli i Parë i Studimeve – Bachelor)

Apliko Tani