Shqip
Shqip

Bisedë sensibilizuese mbi rëndësinë e parandalimit dhe kontrollit të hershëm të kancerit të gjirit.

Kolegji Universitar “Qiriazi”, në bashkëpunim me Drejtorinë Rajonale të Kujdesit Shëndetësor Tiranë, zhvilloi një bisede sensibilizuese me qëllim ndërgjegjësimin e studentëve dhe stafit mbi rëndësinë e parandalimit dhe kontrollit të hershëm të kancerit të gjirit.
Eventi u drejtua nga mjekja Lindita Hajderaj, e cila ndau me pjesëmarrësit këshilla të vlefshme mbi kujdesin shëndetësor, kontrollet periodike dhe rëndësinë e informimit të vazhdueshëm.
Ky aktivitet është pjesë e angazhimit të vazhdueshëm të Kolegjit Universitar “Qiriazi” për të promovuar edukimin shëndetësor dhe për të mbështetur fushatat që ndikojnë pozitivisht në jetën e komunitetit.