Kolegji Universitar “Qiriazi” ofron mundësi për njohjen e krediteve dhe transferimin e studimeve, midis programeve të të njëjtit cikël studimi, brenda Kolegjit apo nga institucione të ndryshme të arsimit të lartë;
Periudhat e studimit dhe detyrimet e programeve të studimit, të shlyera në institucione të tjera të vendit ose të huaja, njihen dhe njësohen, nga pikëpamja e së drejtës për të vazhduar arsimimin, në një program studimi të njëjtë ose të ngjashëm;
Njohja kryhet nga institucioni i arsimit të lartë, pranë të cilit është paraqitur kërkesa për vazhdimin e studimeve;
Transferimet lejohen brenda të njëjtit cikël studimi e në fusha studimi të njëjta, ose të përafërta dhe vetëm në fillim të vitit akademik;
Kriteret e procedurat e njohjes së krediteve dhe transferimi i studimeve përcaktohen në rregulloren e njësisë bazë, në përputhje me ligjin, aktet e tjera nënligjore dhe me këtë rregullore;
Vendimi për njohjen e plotë, ose të pjesshme të krediteve të fituara nga një student që transferohet, me qëllim vazhdimin e studimeve në institucionin pritës të arsimit të lartë, i takon komisionit përkatës, të ngritur nga njësia bazë e institucionit të arsimit të lartë;
Rregullat dhe procedurat e transferimeve, për çdo cikël studimi përshkruhen në këtë rregullore më poshtë;
Transferimi i studimeve në të njëjtin program studimi
Kolegji Universitar “Qiriazi” ofron mundësi për transferime të studentëve në vite të ndërmjetme midis programeve të të njëjtit cikël, brenda vetë institucionit apo institucioneve të ndryshme të arsimit të lartë, dhe lejon largimin e studentëve të tij për në universitetet të tjera, sipas procedurave të parashikuara në këtë Rregullore;
Si rregull, transferimet bëhen në vite të ndërmjetme dhe pranohen kandidatët me rezultatet më të larta. Kreditet minimale të domosdoshme për transferimin e studimeve janë 30. Fakulteti mund t’i njohë studentit kreditet e fituara ose një pjesë të tyre në përputhje me procedurën e njohjes dhe ekuivalentimit të lëndëve/modulve;
Procedurat për transferimin e studimeve si rregull fillojnë të paktën tre muaj para fillimit të vitit akademik dhe përfundojnë një javë para fillimit të vitit akademik;
Procedura për transferim
I interesuari paraqet një kërkesë pranë Sekretarisë Mësimore të Kolegjit dhe dokumentacionin e nevojshëm, i cili përbëhet nga:
-
- Dokumenti ku vërtetohet që ai ka statusin e studentit në universitetin nga vjen;
- Vërtetimi në lidhje me programin e studimit dhe kursin ku ka qenë i regjistruar, vitin akademik që ka ndërprerë studimet;
- Lista e detyrimeve të shlyera, kreditet dhe notat e fituara për çdo detyrim;
- Plani mësimor dhe programet e lëndëve/moduleve që ka shlyer;
- Vërtetimi për pikët e fituara në maturën shtetërore;
- Dokumenti i identifikimit (çertifikatë e gjendjes civile me fotografi)
- Dokument që vërteton nëse gëzon të drejtën e bursës ose jo;
- Sekretaria Mësimore ka përgjegjësi të verifikojë legjitimitetin e institucionit të arsimit të lartë nga vjen studenti, nivelin e programit të studimit që ai ka ndjekur, origjinalitetin dhe vërtatësinë e dokumentave të paraqitura. Me miratimin e kuotave, Sekretaria Mësimore përcjell në fakultetet përkatëse kërkesat e grumbulluara, dokumentacionin e verifikuar, si dhe udhëzimet e MAS-it;
Fakultetet mund të vendosin kritere specifike për pranimin e transferimit të studimeve, të cilat shpallen publikisht (online dhe në këndin e njoftimeve) me fillimin e proçedurës së transferimeve;
Vendimin për pranimin e studentëve, propozuar për transferim, e merr komisioni përkatës, i ngritur nga njësia bazë e institucionit të arsimit të lartë;