Shqip
Shqip

Qendra Kërkimore-Shkencore

Qendra Kërkimore-Shkencore në Fakultetin e Drejtësisë

Qendra Kërkimore-Shkencore e ngritur pranë Fakultetit të Drejtësisë është njësi bazë kërkimore që ndihmon me hulumtime në hapjen e programeve të reja të studimit në fakultet, kryen studime me interes për nevoja të fakultetit dhe të kolegjit, merr pjesë në konkurrimin e projekteve të hapura nga bashkia, ministritë dhe shoqëritë tregtare e më gjerë, duke kontribuar në zhvillimin e vendit dhe në buxhetin e kolegjit.

Veprimtaria e Qendrës Kërkimore-Shkencore bazohet në strategjinë e kërkimit shkencor, në përputhje me politikat dhe objektivat e fakultetit. Pedagogët e qendrës kërkimore-shkencore angazhohen në mësimdhënie për module të caktuara në programin “Master Profesional” dhe “Master i Shkencave”, si dhe në drejtimin e studentëve për punime diplome në programe të Ciklit të Dytë të studimeve.

Pedagogët e qendrës kërkimore-shkencore publikojnë studimet e tyre në revista shkencore brenda dhe jashtë vendit, si dhe i prezantojnë ato në konferenca shkencore. Në këtë proces kërkimi, punonjësit e qendrës kërkimore-shkencore bashkëpunojnë ngushtë me stafin e departamenteve të FD.

Apliko Tani