Shqip
Shqip

Punësim dhe Praktikë profesionale

Marrëveshja “Ten to ten” është marrëveshja më e re mes Universitetit “Qiriazi” dhe Bashkisë Kamëz.

Kjo risi u shërben studentëve pas diplomimit, duke u mundësuar atyre punësim në administratën publike.

Nëpërmjet kësaj marrëveshjeje, 10 studentët më të mirë të diplomuar në Universitetin “Qiriazi” do të punësohen për një vit në Bashkinë Kamëz. Përtej këtij afati, ata do të kenë mundësinë të konkurrojnë në kushte të barabarta me administratën ekzistuese për t’u bërë pjesë e strukturës së emërimeve sipas ligjit “Për Nëpunësin Civil”.

Nga ana tjetër, Universiteti “Qiriazi” vë në dispozicion 10 bursa studimi për maturantët më të mirë të shkollave të mesme të Bashkisë Kamëz, duke krijuar kështu një shkëmbim të drejtë dhe të dobishëm për të dyja palët.

Marrëveshja u prezantua për herë të parë në Panairin e Punës të organizuar pranë universitetit, ku mori pjesë edhe Kryetari i Bashkisë, z. Rakip Suli, i cili së bashku me Presidentin e Universitetit “Qiriazi”, Prof. Dr. Gjokë Uldedaj, bënë publike këtë bashkëpunim të rëndësishëm.

Kjo nismë nuk kufizohet vetëm në këtë vit akademik, por do të vijojë edhe në vitet e ardhshme, duke u kthyer në një mundësi të qëndrueshme për gjeneratat e reja të studentëve.

Apliko Tani