Qëllimi i programit dhe aftësitë që fitohen në përfundim të studimeve
Qëllimi i programit profesional “Teknologji Informacioni dhe Komunikimi”, me profilet: “Teknologji Informacioni dhe Komunikimi”, “Elektronikë” dhe “Web Design”, është përgatitja e profesionistëve të aftë për të operuar në fusha të ndryshme të teknologjisë dhe ekonomisë.
Procesi akademik udhëhiqet dhe synon që studentët, në përfundim të ciklit të studimeve:
-
Të zotërojnë njohuritë e nevojshme për t’u formuar si teknikë të lartë që operojnë në fushat e teknologjisë së informacionit, elektronikës dhe programimit.
-
Të administrojnë prodhimin, testimin dhe mirëmbajtjen e aparaturave elektronike, sistemeve kompjuterike, telekomunikimit, kontrollit dhe matjes.
-
Të ndërtojnë dhe administrojnë faqe interneti, databaza dhe sisteme për përpunimin e imazhit.
-
Të jenë në gjendje të specializohen brenda një kohe të shkurtër dhe në mënyrë autonome, në bazë të kërkesave të tregut të punës.
Kriteret e pranimit dhe forma e studimit
| Kategoria | Përshkrimi |
|---|---|
| Kriteret e pranimit | Sipas kritereve të meritës për Maturën Shtetërore dhe VKM mbi notën mesatare. Nuk aplikohet kriteri i notës mesatare (VKM nr. 436, datë 3.6.2020) |
| Forma e studimit | Me kohë të plotë |
| Kohëzgjatja zyrtare e studimeve | 2 vite, 4 semestra, 120 kredite (ECTS) |
Mundësitë e punësimit
Të diplomuarit në këtë program mund të punësohen në:
-
Administrimin dhe mirëmbajtjen e sistemeve të informacionit.
-
Kompani që shesin ose prodhojnë pajisje apo sisteme elektronike.
-
Uzina industriale.
-
Laboratorë matjesh dhe kontrolli.
-
Kompani të specializuara në teknologjinë e informacionit.
-
Biznese të tjera, si specialistë në fushën përkatëse të studimit.
-
Themelimin e sipërmarrjeve të vogla ose të mesme në fushën e teknologjisë.
-
Programim të databazave dhe faqeve interneti.
-
Dizajn grafik, editorial dhe përdorim të programeve për përpunimin e imazhit.
Mundësitë për studime të mëtejshme
Kreditët e fituara në këtë program mund të transferohen në një program tjetër të të njëjtit nivel, brenda ose jashtë institucionit, duke u dhënë studentëve mundësinë për studime të mëtejshme në vend dhe jashtë tij.
🔗 Kliko këtu për të parë kurrikulën e programit të studimit.
