Shqip
Shqip

Rekomandimet e UNESCO-s në “Open Science”

🔗 Kliko- Rekomandimet e UNESCO-s në “Open Science”

Deri në miratimin e Rekomandimit të UNESCO-s në vitin 2021, nuk ekzistonte një përkufizim universal për shkencën e hapur. Ekzistonin disa standarde vetëm në nivel rajonal, kombëtar ose institucional. Miratimi i Rekomandimit bashkoi 193 vende, të cilat ranë dakord të respektojnë standardet e përbashkëta për shkencën e hapur.

Rekomandimi i UNESCO-s për shkencën e hapur është instrumenti i parë ndërkombëtar i standardizuar për shkencën. Ai ofron një përkufizim të pranuar ndërkombëtarisht, si një sërë vlerash të përbashkëta dhe parimesh udhëzuese për shkencën e hapur.

Shkenca e hapur nënkupton një set parimesh dhe praktikash që synojnë që kërkimi shkencor të jetë i aksesueshëm për të gjithë kërkuesit shkencorë dhe për përfitimin e shoqërisë në tërësi. Ajo synon të sigurojë jo vetëm që njohuritë shkencore të jenë të arritshme, por edhe që produkti i saj të jetë gjithëpërfshirës, i barabartë dhe i qëndrueshëm.

Shkenca e hapur kërkon ta bëjë procesin e kërkimit shkencor më transparent, gjithëpërfshirës dhe demokratik, duke synuar:

  • rritjen e bashkëpunimit shkencor dhe shkëmbimit të informacionit në dobi të shkencës dhe shoqërisë;

  • që njohuritë shumëgjuhësore shkencore të jenë të hapura, të aksesueshme dhe të ripërdorshme për të gjithë;

  • hapjen e proceseve të krijimit shkencor, vlerësimit dhe komunikimit të njohurive shkencore për aktorët shoqërorë përtej komunitetit shkencor tradicional.

Politikat e KUQ për kapacitetet njerëzore

KUQ është institucion i akredituar (2024–2028). Në politikat e tij, KUQ ka ndjekur procedura rekrutimi të stafit akademik duke bërë një ndërthurje moshash dhe titujsh akademikë. Aktualisht janë punësuar 9 (nëntë) pedagogë me kohë të plotë që mbajnë titullin “Profesor”, 3 (tri) pedagogë me kohë të plotë që mbajnë titullin “Profesor i Asociuar”, 19 (nëntëmbëdhjetë) pedagogë me kohë të plotë që mbajnë titullin “Doktor i Shkencave” në njësitë bazë dhe ato kryesore, si dhe 24 (njëzet e katër) pedagogë që mbajnë titullin “Master i Shkencave”, nga të cilët 4 (katër) janë në proces për marrjen e titullit “Doktor i Shkencave”.

Në politikat institucionale dhe në kuadër të kërkimit shkencor, KUQ nxit dhe mbështet personelin akademik për rritjen dhe fitimin e gradave shkencore. Në këtë kuadër, Senati Akademik dhe Bordi i Administrimit miratojnë çdo fillim viti fondin e kërkimit shkencor për çdo njësi kryesore.

Legjislacion mbi kërkimin shkencor në Republikën e Shqipërisë

Politikat e kërkimit shkencor

Kërkimi shkencor është komponent organik dhe strategjik i punës së Kolegjit, konkretisht i misionit të trefishtë që ai ka: edukim dhe arsimim cilësor – kërkim shkencor – transferim njohurish. Politika e punës kërkimore-shkencore në Kolegj ka synuar të jetë konkrete dhe e fokusuar kryesisht në drejtimet e mëposhtme:

  • Rritjen e përmbajtjes shkencore të lëndëve/moduleve, nivelit të mësimdhënies dhe përsosjes së programeve të studimit.

  • Rritjen e nivelit shkencor të stafit akademik, përmes intensifikimit të veprimtarisë kërkimore-shkencore, kualifikimeve, pjesëmarrjes në konferenca, simpoziume dhe përfshirjes në projekte kombëtare e ndërkombëtare.

  • Forcimin e marrëdhënieve të bashkëpunimit të Kolegjit me IAL-të analoge brenda dhe jashtë vendit.

  • Rritjen e numrit dhe cilësisë së botimeve nga ana e stafit akademik (artikuj shkencorë, monografi, tekste e materiale ndihmëse për studentët).

  • Ngritjen e nivelit të formimit teorik-profesional të studentëve, përfshirjen e tyre në kërkimin shkencor dhe stimulimin e prirjeve individuale në kërkim e sipërmarrje.

Rektorati, Bordi i Administrimit dhe dekanatet kanë nxitur dhe mbështetur bashkërendimin e punës së qendrave kërkimore-shkencore në njësitë bazë. Departamentet përcaktojnë fushat me përparësi në studim, duke i bashkërenduar me mësimdhënien dhe duke i shtrirë në shkallë fakulteti e më gjerë.

Rezultatet pozitive

  • Stafi akademik dhe studentët ndërgjegjësohen se në Kolegj ekziston një kulturë e institucionalizuar që mbështet kërkimin dhe krijimin shkencor.

  • Janë lidhur marrëveshje me institucione dhe organizma shtetërorë e privatë, brenda dhe jashtë vendit, për programe të përbashkëta shkencore.

  • Është rritur niveli i mësimdhënies dhe zhvillimit akademik, duke promovuar kulturën e të menduarit kritik.

  • Janë organizuar seminare, workshop-e, leksione të hapura, tryeza të rrumbullakëta dhe diskutime.

  • Është shtuar pjesëmarrja në konferenca, forume dhe studime të përbashkëta nga stafi akademik dhe studentët.

  • Janë botuar materiale studimore, kumtesa dhe libra.

  • Referimet dhe studimet janë pasqyruar edhe në media.

  • Është synuar aplikimi praktik i rezultateve të kërkimit shkencor, i përshtatur me kushtet e vendit.

Lidhja e kërkimit shkencor me mësimdhënien

Mësimdhënia në Kolegjin Universitar “Qiriazi” është e lidhur ngushtë me kërkimin shkencor, gjë që reflektohet në realizimin e temave studimore dhe përvojën e fituar nga pjesëmarrja në konferenca, seminare dhe leksione të hapura. Rezultatet diskutohen në auditor për të motivuar studentët drejt kërkimit shkencor.

Gjithashtu, gjatë vitit akademik organizohen mësime të hapura ku studentët prezantojnë punime shkencore të realizuara me mbështetjen e stafit akademik. Rezultatet pasqyrohen në tabela përmbledhëse (Tabelat 1, 2, 3, 4, 5).

Produktet e kërkimit shkencor përfshijnë artikuj e libra të botuar, aktivitete si konferenca, simpoziume e workshop-e, si dhe referime të temave nga stafi akademik i Kolegjit Universitar “Qiriazi”.

Kolegji Universitar “Qiriazi”, për realizimin e veprimtarive kërkimore-shkencore dhe kualifikuese, ka lidhur marrëveshje bashkëpunimi me disa IAL brenda dhe jashtë vendit, si dhe me institucione të tjera shkencore e shtetërore.

Apliko Tani