Shqip
Shqip

Ceremonia e nisjes së vitit akademik 2025–2026

Ceremonia e nisjes së vitit akademik 2025–2026 shënoi fillimin e një rrugëtimi të ri për studentët dhe stafin akademik të Kolegjit Universitar “Qiriazi”.
Një vit i ri me synime të larta, përkushtim dhe suksese që na bashkojnë në të njëjtin mision: cilësi dhe ekselencë në arsim. 🎓
Rektori i Kolegjit Universitar “Qiriazi”, Prof. Dr. Gjokë Uldedaj, theksoi se:
“Qiriazi mbetet simbol i dijes, traditës dhe inovacionit, një institucion që formon qytetarë të ndershëm, të përgjegjshëm dhe të aftë për të ndërtuar të ardhmen.”
Me energjinë e fillimeve të reja dhe besimin në forcën e dijes, urojmë një vit akademik të mbarë për të gjithë studentët tanë! 🌿
📍Ju mirëpresim në ambientet e Universitetit, rruga Taulantët, Kodër-Kamëz, Tiranë 1029