Shqip
Shqip

Biblioteka e Kolegjit Universitar “Qiriazi”

Biblioteka e Kolegjit Universitar “Qiriazi” funksionon si njësi mbështetëse akademike në shërbim të realizimit të misionit të institucionit dhe të programeve të studimit që ai ofron. Veprimtaria e saj synon garantimin e aksesit në informacion shkencor, mbështetjen e procesit të mësimdhënies dhe të nxënit, si dhe zhvillimin e veprimtarisë kërkimore të studentëve dhe personelit akademik. Funksionimi i bibliotekës mbështetet në kuadrin ligjor dhe rregullator në fuqi për arsimin e lartë dhe veprimtarinë bibliotekare në Republikën e Shqipërisë, veçanërisht në Ligjin nr. 80/2015, datë 22.07.2015 “Për Arsimin e Lartë dhe Kërkimin Shkencor në Institucionet e Arsimit të Lartë në Republikën e Shqipërisë”, Ligjin nr. 8576, datë 03.02.2000 “Për Bibliotekat në Republikën e Shqipërisë”, si dhe në Statutin, Rregulloren e Kolegjit Universitar “Qiriazi” dhe aktet e brendshme që rregullojnë organizimin dhe administrimin e bibliotekës së Kolegjit. Në përputhje me këtë kuadër normativ, biblioteka ushtron veprimtarinë e saj në funksion të procesit mësimor, edukativ, formimit profesional dhe veprimtarisë kërkimore-shkencore, duke garantuar akses të barabartë dhe shërbime cilësore për studentët, personelin akademik dhe përdoruesit e tjerë të saj. Fondi bibliotekar i institucionit është ndërtuar në funksion të programeve të studimit dhe nevojave akademike të studentëve e pedagogëve. Aktualisht biblioteka disponon rreth 600 tituj librash hard copy në gjuhën shqipe dhe në gjuhë të huaja, të cilët mbulojnë fushat kryesore të dijes. Burimet bibliografike përfshijnë libra, revista shkencore, materiale elektronike dhe publikime të tjera akademike që mbështesin procesin e studimit dhe kërkimit shkencor.

Biblioteka ofron një gamë të gjerë shërbimesh për studentët dhe personelin akademik, duke përfshirë huazimin e materialeve bibliotekare, konsultimin e literaturës në sallën e leximit, orientimin bibliografik, asistencën për identifikimin e burimeve të informacionit dhe mbështetjen për realizimin e punimeve seminarike, temave të diplomës dhe veprimtarive kërkimore-shkencore.

Në kuadër të angazhimit institucional, studentë të përzgjedhur mund të kontribuojnë në mbarëvajtjen e bibliotekës, duke përfituar trajtim të veçantë financiar për kontributin e tyre. Veprimtaria e bibliotekës rregullohet nga një Rregullore e veçantë, e cila miratohet nga Senati Akademik i institucionit.

Drejtues i bibliotekës është Dr. Abaz Liman Lleshi. 

 

Detyrat kryesore të personelit të bibliotekës përfshijnë:

  • Krijimin dhe përditësimin e burimeve të informacionit në përputhje me programet e studimit të miratuara nga Ministria e Arsimit dhe Sportit.
  • Sigurimin e hapësirave të rehatshme dhe funksionale për shfrytëzimin e materialeve bibliotekare, të pajisura me infrastrukturën e nevojshme për punë akademike.
  • Zbatimin dhe përdorimin e teknologjive të avancuara për ofrimin e shërbimeve efikase ndaj studentëve, stafit akademik dhe atij administrativ.
  • Funksionimin me orar të zgjatur gjatë ditëve të punës, për të garantuar akses të plotë dhe të vazhdueshëm për të gjithë përdoruesit.

Apliko Tani