Programet tona akademike janë krijuar dhe përditësuar me kujdes, për t’u përshtatur me kërkesat e sotme dhe të nesërme, duke u fokusuar në përgatitjen për tregun e punës në nivel kombëtar dhe ndërkombëtar. Stafi ynë akademik, i përbërë nga pedagogë të kualifikuar, të përkushtuar dhe të shkolluar në universitete të njohura, do t’ju mbështesë në çdo hap të rrugëtimit tuaj, duke ju ofruar mësimdhënie të thelluar dhe udhëheqje profesionale.
Nëpërmjet marrëveshjeve të bashkëpunimit me universitete prestigjioze dhe me biznesin vendas e ndërkombëtar, ne synojmë të krijojmë në Kolegjin “Qiriazi” një ambient kreativ, inovativ dhe mbështetës, që hap rrugën për përvoja dhe eksperienca të reja.
Arsimi i lartë është më shumë se një proces mësimor – është edhe një përgjegjësi sociale. Në këtë frymë, ne ju përgatisim me dije që të jeni jo vetëm profesionistë të aftë, por edhe qytetarë të përgjegjshëm dhe kontribues aktivë në zhvillimin e qëndrueshëm të vendit, rajonit dhe më gjerë.
Në Kolegjin Universitar “Qiriazi” besojmë se çdo ditë është një mundësi e re për të nisur ndryshimin që dëshirojmë në të ardhmen. Ju ftojmë të bëheni pjesë e një historie që bën diferencën, duke ruajtur me krenari traditën dhe duke ndërtuar së bashku universitetin e së ardhmes – një institucion ku ju do të ndërtoni themelet e suksesit tuaj personal, profesional dhe shkencor.
Me përkushtim dhe si partnerë të besueshëm, të ndërtojmë të ardhmen së bashku.
Me respekt dhe besim të thellë,