Qëllimi dhe aftësitë që fitohen në përfundim të programit të studimit
Qëllimi i programit Master Shkencor në Financë është formimi i ekspertëve dhe specialistëve të mirëfilltë në fushën e shkencave të financave.
I gjithë procesi akademik udhëhiqet dhe synon:
-
Thellimin, zgjerimin dhe specializimin e njohurive teorike, si dhe aftësive për kërkim të avancuar dhe të pavarur shkencor.
-
Pajisjen e studentëve me mjetet, aftësitë dhe njohuritë e thelluara teorike e shkencore për një karrierë të suksesshme profesionale dhe akademike nga njëra anë, dhe nga ana tjetër, krijimin e një profili të qëndrueshëm përmes përshtatjes së vazhdueshme të aftësive në praktikë.
Kriteret e pranimit dhe forma e studimit
Mundësitë e punësimit
- Ekspert finance me një nivel të lartë njohurish shkencore dhe praktike.
- Institucione në nivel qendror dhe lokal.
- Institucione kërkimore-shkencore.
- Entitete dhe kompani (publike ose private), shoqata të ndryshme.
- Specialist në fushën përkatëse të studimit ose në rolin e menaxherit financiar.
- Profesionist i pavarur (konsulent financiar dhe fiskal).
Mundësitë për studime të mëtejshme
-
Kreditet e fituara gjatë këtij programi mund të transferohen në një program tjetër të të njëjtit nivel, në këtë institucion ose në institucione të tjera të arsimit të lartë, duke u dhënë studentëve mundësinë të ndjekin studime të mëtejshme brenda ose jashtë vendit.
-
Ndjekja e studimeve të doktoraturës dhe pasuniversitare, duke rritur mundësitë për zhvillim të mëtejshëm akademik, kërkimor dhe profesional.
-
Ndjekja e studimeve Master Ekzekutiv, program i ciklit të tretë me karakter dhe orientim praktik, i fokusuar në aftësimin profesional.
