Shqip
Shqip

Konkurse

Konkursi vjetor i idesë së biznesit “F.B.I – Future Business Idea” është një iniciativë e veçantë e Kolegjit Universitar “Qiriazi”, që synon të promovojë krijimtarinë, inovacionin dhe frymën sipërmarrëse tek të rinjtë.

Ky konkurs është i hapur për studentët e Kolegjit Universitar “Qiriazi” dhe maturantët nga e gjithë Shqipëria, duke ofruar një mundësi unike për të zhvilluar idetë e tyre të biznesit dhe për t’i kthyer ato në projekte të realizueshme.

Qëllimi i konkursit:

Të inkurajojë dhe mbështesë pjesëmarrësit në:

  • Zhvillimin e mendimit kritik dhe kreativ;

  • Aftësimin në ndërtimin dhe menaxhimin e një ideje biznesi;

  • Prezantimin profesional të koncepteve sipërmarrëse.

Si të merrni pjesë:

Pjesëmarrësit mund të garojnë individualisht ose në grup, duke paraqitur një propozim për ide biznesi, i cili duhet të përfshijë:

  • Identifikimin e një problemi konkret;

  • Një zgjidhje të propozuar përmes një produkti ose shërbimi;

  • Përcaktimin e audiencës ose klientëve të synuar;

  • Një prototip – fizik ose dixhital – që ilustron idenë e tyre.

Regjistrimi:

Për t’u regjistruar në konkursin F.B.I, vizitoni:
👉 www.fbiqiriazi.com

Apliko Tani