Kolegji Universitar “Qiriazi” siguron bashkëpunime me institucione dhe struktura kërkimore në Shqipëri dhe jashtë saj, sikundër është promotor për zhvillimin e veprimtarive të përbashkëta dhe nxitjen e debatit shkencor në fushat prioritare të kërkimit.
2026 Konferenca Ndërkombëtare dhe Ndërdisiplinore “Toward an Intelligent Society: Challenges & Opportunities”
Më datat 22-23 maj 2026, në kuadër të forcimit të bashkëpunimeve akademike rajonale dhe ndërkombëtare, Kolegji Universitar “Qiriazi” është partner në Konferencën Ndërkombëtare dhe Ndërdisiplinore “Toward an Intelligent Society: Challenges & Opportunities”, zhvilluar në Universitetin “Fehmi Agani”, Gjakovë (Kosovë), realizuar në bashkëpunim me një rrjet të gjerë institucionesh akademike dhe organizatash ndërkombëtare nga Shqipëria, Kosova, Italia dhe Maqedonia e Veriut, nën drejtimin e Institutit Shqiptar të Sociologjisë. Në këtë aktivitet, institucioni organizon një sesion të dedikuar me temë “Women in Education: From Early Development to the Intelligent Society”, zhvilluar në ambientet e institucionit më 29 maj 2026, si pjesë integrale e konferencës. Ky sesion adresoi çështje ndërdisiplinore që lidhen me rolin e grave në arsim, barazinë gjinore, digjitalizimin dhe sfidat e inteligjencës artificiale në kontekstin e zhvillimit të një shoqërie inteligjente. Lexo më shumë:
Konferenca “Towards an Intelligent Society: Challenges and Opportunities”
2026 Konferenca “Drejt një tregu global të arsimit të lartë: Ndryshimet në ligj”
Më 13 maj 2026, nën organizimin e Ligës së Universiteteve “Gjon Durrahium”, u zhvillua konferenca “Drejt një tregu global të arsimit të lartë: ndryshimet në ligj”, me pjesëmarrjen e drejtuesve të universiteteve, ekspertëve dhe përfaqësuesve institucionalë për të diskutuar mbi reformimin e arsimit të lartë në Shqipëri. Diskutimet u përqendruan në çështje që lidhen me autonominë universitare, financimin e kërkimit shkencor, sigurimin e cilësisë, ndërkombëtarizimin dhe ndryshimet e nevojshme ligjore në arsimin e lartë. Në këtë konferencë, Kolegji Universitar Qiriazi u përfaqësua nga rektori Prof. Dr. Gjokë Uldedaj, si dhe drejtues dhe pedagogë të universitetit. Në fjalën e tij, Prof. Dr. Uldedaj theksoi rolin kyç të autonomisë universitare në modernizimin e menaxhimit akademik dhe rritjen e cilësisë në arsimin e lartë. Lexo më shumë:
2025 Konferenca V Ndërkombëtare mbi Bujqësinë dhe Shkencat e Jetës (ICOALS)
Më datat 3-5 nëntor 2025, në kuadër të zgjerimit të bashkëpunimeve ndërkombëtare dhe përfshirjes në rrjete kërkimore ndërdisiplinore, Kolegji Universitar “Qiriazi” merr pjesë si partner në organizimin e Konferencës V Ndërkombëtare mbi Bujqësinë dhe Shkencat e Jetës (ICOALS), në Universitetin Bujqësor të Tiranës (Kodër-Kamëz). Konferenca, e konceptuar në funksion të vizionit “Albania 2030”, fokusohet në temën “Innovating today for Albania’s European Tomorroë”. Në këtë aktivitet, Kolegji Universitar “Qiriazi” kontribuoi në dimensionin akademik dhe organizativ përmes pjesëmarrjes së stafit në strukturat e konferencës, prezantimeve shkencore dhe angazhimit në sesione tematike të lidhura me zhvillimin e qëndrueshëm, inovacionin dhe politikat e integrimit europian. Përfshirja e Kolegjit Universitar “Qiriazi” në këtë konferencë u realizua në bashkëpunim me një konsorcium partnerësh ndërkombëtarë, përfshirë institucione akademike dhe organizata si BOKU University, Universität Hohenheim, FAO dhe UNIDO, duke reflektuar një qasje të integruar ndërmjet kërkimit shkencor dhe zhvillimit të politikave. Lexo më shumë:
Konferenca e 5-të Ndërkombëtare për Shkencat Bujqësore dhe të Jetës “Shqipëria 2030” (ICOALS)
2024 International Conference on Tourism and Hospitality
Më 30 maj 2024, në ambientet e Kolegjit Universitar “Qiriazi”, u zhvillua Konferenca Ndërkombëtare mbi Turizmin dhe Hotelerinë, me pjesëmarrjen e përfaqësuesve të universitetit, trupit diplomatik të akredituar në Shqipëri, shoqatave akademike dhe të turizmit, sektorit të hotelerisë dhe turizmit alternativ, Autoritetit për Informimin mbi Dokumentet e ish-Sigurimit të Shtetit, akademive të turizmit dhe profesionistëve të fushës. Konferenca u hap me fjalën përshëndetëse të presidentit të Kolegjit Universitar “Qiriazi”, Prof. Dr. Gjokë Uldedaj. Në sesionin e parë referuan Zak Topuzi, përfaqësues i Shoqatës Shqiptare të Turizmit dhe Mondial Hotel Tirana; Ádám Lovassy, dr. LL.M., në cilësinë e kreut të Ambasadës së Hungarisë në Tiranë; Prof. Dr. Maksim Meço, rektor i universitetit; Prof. Dr. Abdyl Sinani; Prof. Dr. Agim Binaj; si dhe Fatjon Selimaj, përfaqësues i The Croën Hotel & The Croën Hospitality Academy. Tematikat e trajtuara në konferencë u përqendruan në zhvillimin e turizmit dhe hotelerisë, duke ndërthurur qasje akademike me përvoja praktike të sektorit, si dhe duke trajtuar çështje që lidhen me menaxhimin, promovimin dhe sfidat bashkëkohore të turizmit. Lexo më shumë:
https://qiriazi.edu.al/wp-content/uploads/2025/05/Revista-Kyrias-nr.3.pdf
2024 International Conference on Physical Education, Sport and Health
Më 11 prill 2024, Kolegji Universitar “Qiriazi”, përmes Fakultetit të Edukimit, Shkencave Sociale dhe Sportit, organizon në ambientet e universitetit, në auditorin “Charles Craine”, Konferencën Ndërkombëtare “International Conference on Physical Education, Sport and Health”, në bashkëpunim me partnerë kombëtarë dhe ndërkombëtarë. Konferenca u hap me referime nga Prof. Antonio Imeneo (IRC UniFUNVIC EU, Sports Academy, International Center for Prevention and Treatment Sport and Human Rights) dhe Lovassy Ádám, PhD, Chargé d’Affaires në Ambasadën e Hungarisë në Tiranë. Në këtë aktivitet morën pjesë lektorë, specialistë, kërkues shkencorë dhe studiues, të cilët prezantuan punimet dhe diskutimet e tyre në fushën e edukimit fizik, sportit dhe shëndetit. Lexo më shumë:
2024 Tryezë e Rrumbullakët mes universiteteve shqiptare dhe italiane
Më 24 tetor 2024, me ftesë të Prof. Shkëlqim Fortuzi, Rektor i Universitetit “Aleksandër Moisiu” të Durrësit, Prof. Dr. Gjokë Uldedaj, Rektor i Kolegjit Universitar “Qiriazi”, mori pjesë në Tryezën e Rrumbullakët “Bashkëpunimi ndëruniversitar: roli i institucioneve shqiptare dhe italiane”, organizuar në bashkëpunim me Universitetin “La Sapienza” të Romës, Itali. Takimi u fokusua në forcimin e bashkëpunimit akademik shqiptaro-italian, ndërkombëtarizimin e universiteteve dhe zhvillimin e programeve të përbashkëta në fushën e arsimit të lartë dhe kërkimit shkencor. Në aktivitet morën pjesë përfaqësues të universiteteve shqiptare dhe italiane, drejtues institucionesh të arsimit të lartë, ekspertë të marrëdhënieve ndërkombëtare dhe përfaqësues të institucioneve publike të Shqipërisë dhe Italisë, veçuar përfaqësues të Universitetit “La Sapienza” të Romës, Universitetit të Napolit “L’Orientale”, Universitetit “Aleksandër Moisiu” Durrës, Universitetit të Tiranës, Universitetit Mesdhetar të Shqipërisë dhe Kolegjit Universitar Qiriazi, si dhe përfaqësues të Ministrisë Italiane të Universitetit dhe Kërkimit (MUR), Agjencisë Italiane për Bashkëpunimin për Zhvillim (AICS) dhe Ambasadës së Italisë në Tiranë.
2023 Konferenca e 4-të Ndërkombëtare mbi Shkencat e Bujqësisë dhe të Jetës
Kolegji Universitar Qiriazi është partner me Universitetin Bujqësor të Tiranës (AUT) për zhvillimin e “Konferencës së 4-të Ndërkombëtare mbi Shkencat e Bujqësisë dhe të Jetës”. Objektivi i ICOALS 2023 është t’u ofrojë studiuesve të bujqësisë dhe shkencave të jetës mundësinë për të prezantuar punën e tyre kërkimore dhe aktivitetet zhvillimore mbi bujqësinë, ekonominë rurale dhe agrobiznesin, mjedisin dhe burimet natyrore, shkencën ushqimore, sigurinë ushqimore dhe shkencën veterinare, pylltarinë dhe shkencat e ngjashme. Konferenca u zhvillua me mbështetjen e GIZ Albania dhe Risi Albania dhe me bashkëpunimin e Agjencisë Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim, Ministrisë së Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, dhe Akademise së Shkencave e Shqipërisë. Gjatë ditës së parë të konferencës morën pjesë: Ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Z. Anila Denaj; Z. Iven Schad, Shef i Bashkëpunimit për Zhvillim, Republika Federale e Gjermanisë; Z. Pilipp Arnold, Zëvendës Shef i Misionit në Ambasadën Zviceriane; Z. Zdravko Tusek, Sekretar i Shtetit në Ministrinë e Bujqësisë së Kroacisë; Z. Irfan Tarreli, MARD; Znj. Elisa Teneqexhiu, Menaxhere e Programit Delegacioni i BE-së; Znj. Evelina Hazizaj, ARDN në Shqipëri etj. Lexo më shumë:
Konferenca e 4–të Ndërkombëtare mbi Bujqësinë dhe Shkencat e Jetës (ICOALS 4)
(2022) Simpoziumi shkencor “Motrat Qiriazi dhe Kristo Dako, një jetë në shërbim të Arsimit Kombëtar”
Më 7 mars 2022, në kuadër të promovimit të trashëgimisë arsimore dhe historike, Kolegji Universitar “Qiriazi”, në bashkëpunim me Arkivin Qendror të Shtetit, organizon simpoziumin shkencor me temë “Motrat Qiriazi dhe Kristo Dako, një jetë në shërbim të Arsimit Kombëtar”. Ky aktivitet u zhvillua në ambientet e institucionit dhe mblodhi studiues dhe ekspertë të fushës për të reflektuar mbi kontributin e figurave themeluese të arsimit shqiptar. Simpoziumi trajtoi dimensione të ndryshme historike dhe kulturore të veprimtarisë së Motrave Qiriazi dhe Kristo Dakos, përmes referimeve nga personalitete të njohura të botës akademike. Ndër temat kryesore u përfshinë analiza mbi jetën dhe veprën e Sevasti dhe Parashqevi Qiriazit, rolin e familjes Qiriazi në historinë kombëtare, si dhe kontributin e Kristo Dakos në Lëvizjen Kombëtare Shqiptare. Ky aktivitet përbën një dëshmi të angazhimit të Kolegjit Universitar “Qiriazi” në ruajtjen dhe promovimin e vlerave historike dhe arsimore, duke forcuar lidhjen ndërmjet trashëgimisë kombëtare dhe misionit bashkëkohor të institucionit.
(2022) Simpozumi “Mosha e artë e një universiteti”
Më 25 shkurt 2022, në kuadër të 131 vjetorit të themelimit të “Institutit Qiriazi” në Korçë dhe 100 vjetorit të rihapjes në Tiranë, zhvillohet simpozumi me temë “Mosha e artë e një universiteti”, një takim që bëri bashkë studiues, pedagogë dhe personalitete të shoqërisë shqiptare. Aktiviteti u zhvillua në ambientet e kolegjit, në sallën “Charles R. Crane” dhe u konceptua si një platformë ndërdisiplinore diskutimi, ku u trajtuan tema që lidhen me rolin e Motrave Qiriazi dhe Kristo Dakos në formësimin e arsimit kombëtar, si dhe me zhvillimin dhe ndikimin e institucionit ndër vite. Programi i aktivitetit përfshiu referime nga akademikë dhe studiues të njohur, të cilët sollën analiza mbi dimensionet historike, arsimore dhe kulturore të trashëgimisë së Kolegjit Universitar “Qiriazi”. Nëpërmjet këtyre diskutimeve, u evidentua roli i institucionit në zhvillimin e arsimit shqiptar dhe në promovimin e vlerave të Rilindjes Kombëtare, duke e vendosur këtë aktivitet në funksion të forcimit të identitetit institucional dhe të dialogut shkencor.
2017 Konferenca IV Ndërkombëtare “Problemet dhe Sfidat e transformimit të shoqërisë shqiptare drejt standardeve të Bashkimit Europian”
Më 22 dhjetor 2017, në kuadër të zhvillimit të veprimtarisë akademike dhe ndërkombëtarizimit, Kolegji Universitar “Qiriazi” organizon Konferencën IV Ndërkombëtare me temë “Problemet dhe Sfidat e transformimit të shoqërisë shqiptare drejt standardeve të Bashkimit Europian”. Konferenca u organizua në bashkëpunim me Sapienza Università di Roma, Albanian University dhe Universiteti “Fan S. Noli” Korçë. Aktiviteti shërbeu si një platformë për diskutimin e çështjeve kyçe që lidhen me proceset e transformimit shoqëror, politik dhe institucional në Shqipëri, në raport me standardet dhe kërkesat e integrimit europian. Lexo më shumë:
