Informatikë Ekonomike dhe Biznesi

Informatikë Ekonomike dhe Biznesi

Qëllimi dhe aftësitë që fitohen në përfundim të programit të studimit:

Qëllimi I programit Bachelor në Informatikë Ekonomike dhe Biznesi është që studentët të fitojnë aftësitë profesionale dhe udhëheqëse që do ju shërbejnë vetë atyre, bizneseve dhe komunitetit ku ata do të operojnë.

Gjithë procesi akademik udhëhiqet dhe synon që në fund të ciklit të studimit:

  • T’u japë studentëve njohuritë bazë formuese në fushën e bazave të të dhënave, programimit, multimedias, rrjetave kompjuterike, etj, me fokus kryesor formimin e specialistëve të informatikës së aplikuar në biznes dhe dhënien e mundësisë për realizimin e studimeve të avancuara në këtë fushë.
  • Të kenë njohuri rreth perspektivave sipërmarrëse. Ata duhet të jenë të aftë të identifikojnë, vlerësojnë dhe formësojnë mundësitë sipërmarrëse.
  • Të demonstrojnë një komunikim profesional dhe efektiv, aftësi bashkëpunuese dhe udhëheqëse në përmbushjen e qëllimeve dhe objektivave të grupit në të cilin do të jenë të angazhuar.

Figura profesionale bazë, që formohet nëpërmjet këtij programi, është ajo e specialistit të informatikës së aplikuar në biznes.

 

Kriteret e pranimit dhe forma e studimit

 

Mundësitë e punësimit

  • Specialist në sektorin e teknologjisë së informacionit.
  • Specialist në sektorin e ekonomisë.
  • Institucione (publike ose private).
  • Kompani që janë të orientuara drejt teknologjisë së informacionit.
  • Institucione financiare dhe banka vendase apo të huaja, të nivelit qendror apo nivelit të dytë.
  • Biznese të tjera, si specialistë të fushës përkatëse të studimit.
  • Organizata të ndryshme kombëtare dhe ndërkombëtare, etj.

 

Mundësi për studime të mëtejshme

Sistemi i njohurive që ofrohet nga ky program dhe aftësitë që fitojnë studentët nëpërmjet tij, u mundësojnë atyre edhe ndjekjen e një karriere kërkimore apo akademike, nëpërmjet vazhdimit të studimeve të ciklit të dytë, Master i Shkencave ose Master Profesional, në fushën e studiuar, por që nuk kufizohet vetëm në të, duke rritur kështu mundësinë e karrierës së tyre profesionale.

Kliko këtu për të parë kurrikulën e studimit

Apliko Tani