Open Day

Me moton “OPEN DOORS, OPEN FUTURE, OPEN DAY’’, Universiteti “Qiriazi” hapi dyert duke mirëpritur maturantë nga Tirana dhe qytete të tjera.

Maturantët u njohën me stafin akademik, programet e studimit, ndërkombëtarizimin e institucionit dhe me ambientet e Universitetit, si: laboratorët, klinikën ligjore, hapësirat sportive, ambientet argëtuese, bibliotekën, etj.

Maturantët patën mundësinë të merrnin këshillim karriere dhe profesional nga stafi akademik; gjithashtu, në dispozicion të tyre për çdo pyetje apo informacion u vunë edhe studentët, të cilët ndanë eksperiencën e tyre përgjatë studimeve.

Gjatë vizitës, maturantët u informuan për mundësitë e punësimit sezonal në Itali dhe Gjermani që ofron Universiteti “Qiriazi”, si dhe për punësimin pas përfundimit të studimeve, etj.

Në aktivitetin e realizuar “Open Day’’ u dhuruan bursa studimi për maturantët, si dhe rezervimi i studimeve me 15% zbritje nga tarifa ekzistuese. Shumë maturantëve iu besuan studimet e larta Universitetit “Qiriazi”.

“Qiriazi Fest’’ ishte mbyllja më e bukur që mund të bëhej: argëtim, muzikë, pije pa limit.

Ju urojmë suksese maturantëve në provimet e Maturës Shtetërore dhe falënderojmë ata që u bënë pjesë e Universitetit “Qiriazi” me rezervimin e studimeve.

 

Apliko Tani