Bazuar në Ligjin nr. 80/2015, “Për Arsimin e Lartë dhe Kërkimin Shkencor në IAL të RSH”, nenet 47 dhe 49; Statutin e Kolegjit Universitar “Qiriazi”, nenin 10; si dhe në nevojat për zhvillimin e veprimtarisë së Kolegjit Universitar “Qiriazi”, Bordi i Administrimit i Kolegjit Universitar “Qiriazi”, pasi shqyrtoi të gjithë dokumentacionin e bashkëngjitur kërkesës së Senatit Akademik për mbështetjen e veprimtarisë kërkimore-shkencore për vitin akademik 2023–2024,
VENDOSI:
Të miratojë kërkesën e Senatit Akademik për mbështetjen e veprimtarisë kërkimore-shkencore me një fond prej
20.000 euro për vitin akademik 2023–2024.
