Shqip
Shqip

Diploma Profesionale

Programet e studimit me karakter profesional

Bazuar në nenin 4, pika 1b) të Statutit, Kolegji Universitar “Qiriazi” ofron programe studimi me karakter profesional.

 

Njësia kryesore është Kolegji Profesional i Lartë, i cili ka në përbërje:

  • Departamentin e Teknologjisë Ushqimore dhe Turizmit

  • Departamentin e Teknologjisë së Informacionit

 

Programet e studimit me karakter profesional ofrohen pas arsimit të mesëm.
Kohëzgjatja normale është dy vite akademike dhe përfshin 120 ECTS.
Në përfundim të studimeve, studenti pajiset me Diplomë Profesionale në fushën përkatëse të arsimimit.

Tipi dhe titulli i diplomës :

Njësia kryesore Tipi i diplomës Titulli i diplomës Profili
Kolegj Profesional i Lartë Diplomë Profesionale Teknik i Lartë Teknologji Ushqimore
Diplomë Profesionale Teknik i Lartë Hoteleri – Turizëm
Diplomë Profesionale Teknik i Lartë Teknologji Informacioni
Diplomë Profesionale Teknik i Lartë Asistent Ligjor dhe Administrativ
Diplomë Profesionale Teknik i Lartë Kujdes Shëndetësor dhe Social

 

Kreditet e grumbulluara gjatë studimeve profesionale të larta mund të transferohen në studimet e ciklit të parë, që i referohet nivelit 6 të Kornizës Shqiptare të Kualifikimeve, sipas kriterit të notës mesatare.

Sezoni i vjeshtës për studentët e vitit të dytë zhvillohet, për arsye të afateve të mbrojtjes së diplomave në përfundim të praktikës profesionale, në muajt qershor–korrik.

Kanë të drejtë të futen në provim, në datat e shpallura të sezonit para diplomimit, vetëm studentët që kanë deri në katër provime të pashlyera.

Apliko Tani