Qëllimi i programit dhe aftësitë që fitohen në përfundim të studimeve
Programi profesional “Kujdes Social dhe Shëndetësor” ka për qëllim t’i shërbejë sistemit të kujdesit social dhe shëndetësor duke përgatitur specialistë të kualifikuar, të aftë të kontribuojnë në mënyrë profesionale në ofrimin e shërbimeve për qytetarët.
Në përfundim të programit, studentët do të zotërojnë:
-
Aftësi të mjaftueshme teorike dhe praktike në fushën sociale dhe psikologjike, veçanërisht në komunikimin dhe punën me pacientë të moshave të ndryshme, persona me aftësi të veçanta dhe persona të moshës së tretë.
-
Aftësi për organizimin dhe funksionimin e qendrave të shërbimit shëndetësor dhe social, si dhe për afrimin e këtij shërbimi te qytetarët.
-
Njohuri teorike dhe praktike mbi shkencat shëndetësore dhe infermieristike të aplikuara, duke përfshirë anatominë, fiziologjinë, sëmundjet kryesore të sistemeve të ndryshme të organeve, terapitë dhe kujdesin gjatë dhe pas trajtimit, si dhe proceset e rehabilitimit të pacientëve.
Kriteret e pranimit dhe forma e studimit
| Kategoria | Përshkrimi |
|---|---|
| Kriteret e pranimit | Sipas kritereve të meritës për Maturën Shtetërore dhe VKM mbi notën mesatare. Nuk aplikohet kriteri i notës mesatare (VKM nr. 436, datë 3.6.2020) |
| Forma e studimit | Me kohë të plotë |
| Kohëzgjatja zyrtare e studimeve | 2 vite, 4 semestra, 120 kredite (ECTS) |
Mundësitë e punësimit
Të diplomuarit në këtë program mund të punësohen në:
- Qendra spitalore, qendra të kujdesit shëndetësor pediatrik dhe social, si dhe shërbime ambulatore për fëmijë.
- Qendra spitalore dhe sociale për të rinj dhe të rritur me sëmundje të sistemeve të ndryshme të organeve.
- Qendra rezidenciale dhe shërbime ambulatore për kujdesin shëndetësor dhe social të moshës së tretë.
- Qendra shëndetësore dhe sociale me fokus kujdesin paliativ dhe rehabilitimin.
- Qendra shëndetësore dhe sociale për persona me aftësi dhe nevoja të veçanta.
- Sipërmarrje të vogla ose të mesme në fushën e kujdesit shëndetësor dhe social, sidomos për moshën e tretë.
- Shërbime ambulatore në kujdesin shëndetësor dhe social.
- Menaxhimin e njësive përbërëse të qendrave të kujdesit shëndetësor dhe social.
Mundësitë për studime të mëtejshme
Kreditet e fituara gjatë këtij programi mund të transferohen në një program tjetër të të njëjtit nivel, në këtë institucion ose në institucione të tjera të arsimit të lartë, duke u dhënë studentëve mundësinë të ndjekin studime të mëtejshme brenda ose jashtë vendit.
Kurrikula e studimeve
Programi i studimit profesional 2-vjeçar në: Kujdes Social dhe Shëndetësor
Viti I, Semestri I (1)
| Nr | LËNDËT MËSIMORE | ORË FIZIKE NË JAVË | TOT | LEK | SEM | USHT/ PRAK. | LAB/ PRAK. | ECTS | KATEG/ LËNDËS |
|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|
| 1 | Sociologji & Psikologji Sociale | 4 | 60 | 30 | 15 | 15 | – | 6 | B |
| 2 | Psikologji Mjekësore | 4 | 60 | 30 | 15 | 15 | – | 6 | B |
| 3 | Etika e Punës Sociale | 5 | 80 | 50 | 20 | – | 10 | 8 | B |
| 4 | Bazat e Infermieristikës | 5 | 75 | 45 | 15 | – | 15 | 7 | B |
| 5 | Anglisht 1 | 2 | 30 | – | 15 | 15 | – | 3 | D |
| Totali | 20 | 305 | 155 | 80 | 45 | 25 | 30 | – | |
Viti I, Semestri II (2)
| Nr | LËNDËT MËSIMORE | ORË FIZIKE NË JAVË | TOT | LEK | SEM | USHT/ PRAK. | LAB/ PRAK. | ECTS | KATEG/ LËNDËS |
|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|
| 1 | E Drejta Sociale dhe e Punës | 4 | 60 | 30 | 20 | 10 | – | 6 | C |
| 2 | Anatomia dhe Fiziologjia | 5 | 75 | 30 | 30 | – | 15 | 8 | A |
| 3 | Bazat e Farmakologjisë | 5 | 75 | 35 | 30 | – | 10 | 8 | A |
| 4 | Higjiena | 4 | 60 | 30 | 15 | – | 15 | 5 | C |
| 5 | Anglisht 2 | 2 | 30 | – | 15 | – | 15 | 3 | D |
| Totali | 20 | 300 | 125 | 110 | 10 | 55 | 30 | – | |
