Përse Qiriazi?

Kolegji Universitar “Qiriazi” është një nga institucionet e para jopublike të arsimit të lartë në Shqipëri, me një histori 19-vjeçare suksesi dhe përkushtimi ndaj dijes.

I themeluar në vitin 2006, ky institucion mban me krenari emrin dhe vlerat e tre figurave emblematike të arsimit kombëtar shqiptar: Motrave Qiriazi dhe Kristo Dakos, të cilët pikërisht në godinën e këtij institucioni themeluan më 1922 Institutin Femëror Kyrias, një “fole kombëtare” që la gjurmë të pashlyeshme në historinë e arsimit në vend.

Kjo trashëgimi është një ndër arsyet unike pse emblema e Kolegjit Universitar “Qiriazi” është dhe do të mbetet historia e ndritur e këtyre figurave të shquara. Ajo mishëron identitetin, misionin dhe frymën që udhëheq institucionin tonë.

Në thelb të punës sonë qëndron harmonizimi i modeleve bashkëkohore universitare perëndimore me realitetin shqiptar dhe nevojat e studentëve të sotëm. Qëllimi ynë është të ofrojmë standarde të larta akademike.

Misioni ynë është në përputhje me ligjin bazë të arsimit të lartë dhe synon të përgatisë specialistë të aftë në fushën e ekonomisë dhe jurisprudencës, të cilët do të jenë “liderë të mendimit dhe të veprimit” në shoqëri.

Në Kolegjin Universitar “Qiriazi”, studenti është në qendër të çdo veprimtarie. Vlerat që udhëheqin institucionin tonë janë:

  • Integriteti,

  • Cilësia e stafit akademik,

  • Respekti reciprok,

  • Përgjegjësia institucionale dhe shoqërore,

  • Transparenca në mirëqeverisje.

Këto vlera nuk janë vetëm parime të shkruara, por baza mbi të cilat ndërtojmë të tashmen dhe të ardhmen e arsimit në Kolegjin Universitar “Qiriazi”.

Apliko Tani