Apliko për bursë

Bazuar në nenin 8, “Senati akademik dhe finksionet e tij”, pika 7/n, të statutit të Kolegjit Universitar “Qiriazi”, në planin strategjik të zhvillimit të tij, Bordi i Administrimit pasi diskutoi rreth ecurisë së veprimtarisë akademike të mësimdhënies dhe mësimnxënies, në funksion të përmbushjes së misionit të Kolegjit Universitar “Qiriazi” vendosi :

Studentët që regjistrohen në vitin e parë në Programet Bachelor dhe kanë përfunduar me rezultate të larta shkollën e mesme përfitojne Bursa studimi si më poshtë:

  1. Me notë mesatare mbi 9.5 pranohen me bursë të plotë
  2. Me notë mesatare mbi 9 – 9.5 përfitojnë gjysëm burse
  3. Me notë mesatare mbi 8 – 9 përfutojnë ¼ e bursës

Në pranimet e reja për vitin akademik 2023-2024, për aplikimet e raundit të parë aplikohet Ulje e tarifës prej 10 %.

APLIKO TANI!