Projekti: The Right to Education and the Rule of Law (RoLE): Jean Monnet Module
- Programi: Erasmus+ 2026 – Jean Monnet Modules
- Referenca e thirrjes: ERASMUS-JMO-2026-HEI-TCH-RSCH-MODULE
- Numri i projektit: 101319919
- Institucioni përfitues: Kolegji Universitar “Qiriazi”
- Financimi i BE-së: 35,000 EUR
- Kohëzgjatja: 36 muaj (2026-2029)
Përshkrimi i projektit
The Right to Education and the Rule of Law (RoLE) është një projekt Jean Monnet Module, i financuar nga Bashkimi Europian në kuadër të programit Erasmus+.
Projekti synon të promovojë njohuritë dhe debatin akademik mbi të drejtën për arsim, shtetin e së drejtës dhe vlerat themelore të Bashkimit Europian, përmes një qasjeje ndërdisiplinore që ndërthur arsimin, të drejtën dhe studimet europiane. Në kuadër të RoLE parashikohet zhvillimi i dy moduleve mësimore universitare, organizimi i 3 shkollave verore, leksioneve të hapura, aktiviteteve akademike dhe veprimtarive ndërgjegjësuese, me pjesëmarrjen e studentëve, pedagogëve dhe aktorëve të tjerë të interesuar. Projekti do të mbështesë gjithashtu zhvillimin e materialeve mësimore dhe shkëmbimin e përvojave akademike.
Projekti zbatohet nga Kolegji Universitar “Qiriazi”, me angazhimin e stafit akademik të institucionit dhe ekspertëve nga universitete të tjera shqiptare dhe ndërkombëtare.
Projekti: Knowledge, Equity and Learning for Learners with Disabilities in Higher Education (KELLER)
- Programi: Erasmus+ 2026 – Capacity Building in Higher Education (CBHE), Cross-Regional Projects
- Referenca e thirrjes: ERASMUS-EDU-2026-CBHE-CROSS-REGIONAL
- Numri i projektit: 101323179
- Institucioni koordinator: Kolegji Universitar “Qiriazi”
- Financimi i BE-së: 782,281 EUR
- Konsorciumi: 10 institucione nga Shqipëria, Italia, Bullgaria dhe India
- Kohëzgjatja: 36 muaj (2026-2029)
Përshkrimi i projektit
Knowledge, Equity and Learning for Learners with Disabilities in Higher Education (KELLER) është një projekt ndërkombëtar i financuar nga Bashkimi Europian në kuadër të programit Erasmus+, i frymëzuar nga jeta dhe trashëgimia e Helen Keller, simbol i dinjitetit njerëzor, gjithëpërfshirjes dhe të drejtës për arsimim.
Projekti synon të forcojë kapacitetet e institucioneve të arsimit të lartë për të garantuar akses të barabartë, pjesëmarrje aktive dhe përfundim të suksesshëm të studimeve universitare për studentët me aftësi të kufizuara, përmes një transformimi digjital që vendos në qendër nevojat e njeriut. Vëmendje e veçantë i kushtohet përmirësimit të aksesueshmërisë digjitale, zhvillimit të praktikave gjithëpërfshirëse të mësimdhënies dhe të nxënit, forcimit të kompetencave të stafit akademik dhe përmirësimit të sistemeve institucionale të mbështetjes së studentëve. KELLER mbështetet në bashkëpunimin ndërkombëtar dhe shkëmbimin e përvojave ndërmjet institucioneve me kontekste të ndryshme arsimore dhe shoqërore, duke promovuar barazinë e mundësive, dinjitetin dhe pjesëmarrjen e plotë në arsimin e lartë.
Projekti koordinohet nga Kolegji Universitar “Qiriazi”, në bashkëpunim me nëntë institucione partnere nga Shqipëria, Italia, Bullgaria dhe India.


