Studentët e Kolegjit Universitar “Qiriazi” kanë të drejtë të organizohen në këshilla studentore në nivel njësie, në nivel institucioni, si dhe të marrin pjesë në organizimet studentore në nivel kombëtar.
Këshillat e studentëve janë struktura të pavarura përfaqësimi, të cilat nuk zhvillojnë veprimtari politike apo ekonomike. Ato kanë për qëllim promovimin e pjesëmarrjes aktive të studentëve në jetën akademike dhe institucionale, si dhe koordinimin e përfaqësimit të tyre në organet drejtuese të Kolegjit.
Këshillat studentorë zgjidhen çdo dy vjet përmes votimit të drejtpërdrejtë nga studentët. Në rastet kur një mandat lirohet për arsye të përfundimit të studimeve, transferimeve apo arsye të tjera, ai zëvendësohet nga kandidati pasardhës me numrin më të lartë të votave në zgjedhjet e fundit.
Organizimi dhe funksionimi i këshillave studentore përcaktohet në rregulloret përkatëse të Kolegjit dhe të njësive përbërëse, në përputhje me ligjin për arsimin e lartë dhe në mbështetje të propozimeve të studentëve.
Kompetencat e Këshillave Studentore
Këshillat studentorë shprehin mendime dhe paraqesin propozime për çështje me interes të përgjithshëm si:
-
Planet dhe programet e studimit;
-
Hapja e programeve të reja;
-
Rregulloret e veprimtarisë mësimore;
-
Cilësia e shërbimeve akademike dhe administrative;
-
Nivelin e tarifave të shkollimit;
-
Organizimi i aktiviteteve kulturore, artistike, sportive dhe shoqërore.
Kolegji Universitar “Qiriazi” mbështet këto struktura përmes një fondi të dedikuar në buxhetin vjetor, duke mundësuar realizimin e nismave dhe veprimtarive studentore.
Përfaqësimi Studentor për vitin akademik 2023–2024
-
Presidentja e Qeverisë Studentore: Marina Dyli
-
Zëvendës President: Endri Voka
